Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

“Të gjithë mashtruesit do të vuajnë në këtë jetë”, Vanesa e mbështet deklaratën e Visit për Indrin pasi i kërkoi ndarjen live

23:00 / May 26, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vanesa 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mbrëmja e së hënës në spektaklin Ferma VIP solli një nga momentet më të komentuara të këtij sezoni, pasi aktori Indri Shiroka vendosi t’i japë fund marrëdhënies së tij me Vanesa Sonon në transmetim direkt.

Ish-fermeri zgjodhi ta komunikonte ndarjen përmes një letre emocionale, të cilën ia drejtoi Vanesës, e cila tashmë ndodhet jashtë fermës. Vendimi i tij surprizoi jo vetëm publikun, por edhe banorët e tjerë të fermës, të cilët mbetën të shokuar nga mënyra se si u zhvillua situata.

Pas spektaklit, rrjeti shpërtheu në reagime të shumta, ndërsa fansat nisën të ndaheshin në dy kampe: ata që mbështesnin sinqeritetin e Indrit dhe ata që e konsideruan veprimin e tij të ftohtë dhe të papritur.

Por drama duket se nuk ka përfunduar me kaq. Në ditën e sotme, gjatë një bisede me Sara Karajn, aktori Elvis Pupa bëri një deklaratë të fortë, që shumë ndjekës e interpretuan si një “thumb” të drejtpërdrejtë ndaj Indrit.

“Gjithë mashtruesit kanë me vuajtur në këtë jetë, gjithë manipulatorët se vuajnë se e varin jetesën e vet te manipulimi i të tjerëve. Njerëzit janë mësuar me dallavere, kështu do t’i shkojë jeta të gjithëve”, u shpreh ai gjatë bisedës.

image 27

Deklarata e tij bëri menjëherë xhiron e rrjetit dhe mori akoma më shumë vëmendje pasi u ripostua nga vetë Vanesa në InstaStory. Ky reagim i saj është interpretuar nga ndjekësit si një shenjë se ajo është ndjerë e lënduar nga mënyra si përfundoi marrëdhënia me Indrin.

ferma VIP indri mashtrues vanesa vis pupA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kanye West mbledh mijëra fansa në Tiranë, mes tyre edhe aktori i njohur turk

13:38 / July 12, 2026

Lamine Yamal surprizon të dashurën me bizhuteri luksoze, dhurata me vlerë 45 mijë euro

22:59 / July 10, 2026

Nesër koncerti i Kanye West në Tiranë/ Bllokohen rrugët rreth “Eagle Stadium”, autostrada e hapur

20:20 / July 10, 2026

Princ Leka bëhet baba për herë të dytë, Blerta Celibashi sjell në jetë djalin e tyre Aleksandër

13:23 / July 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.