Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama: “Albanian Digital Solutions”, revolucion i ri digjital në administratën shqiptare

11:58 / May 29, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 4235
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në prezantimin e “Albanian Digital Solution” sh.a.

Kreu i qeverisë e cilësoi krijimin e kësaj kompanie si një tjetër iniciativë që synon modernizimin e shërbimeve dhe forcimin e inovacionit teknologjik në vend.

Në fjalën e tij, Rama tha se, kjo është një ditë e shënuar në rrugën e revolucionit digjital dhe transformimit rrënjësor të qeverisjes së vendit përmes teknologjisë, pasi sot bëhet publike krijimi i një kompanie të re, e cila lind si një domosdoshmëri në këtë fazë të re të zhvillimit të qeverisjes elektronike.

“AKSHI është një histori e jashtëzakonshme suksesi, e cila ka kaluar përmes një rruge aspak të lehtë. Një rrugë që ka nisur me një grusht shërbimesh dhe që më pas ka kulmuar me mbi 1200 shërbime publike online. Një rrugë që ka nisur me një grusht njerëzish që përdornin platformën dhe që ka arritur sot në mbi 3 milionë përdorues, edhe si rezultat i momentit dramatik të pandemisë, kur platforma e-Albania u bë shpëtimtare për shëndetin e shqiptarëve, të cilët përmes saj mundën njëkohësisht të zbatonin edhe masat e domosdoshme kufizuese”, tha rama.

Kryeministri u shpreh se, “kjo është një rrugë ku, sigurisht, nevoja për financim ka ardhur duke u rritur, pasi sistemet e ndërtuara kërkojnë financim, qoftë për t’u krijuar, qoftë për t’u mirëmbajtur. Njëkohësisht, lindi nevoja për të ndarë udhëheqjen e qeverisjes elektronike, përcaktimin e standardeve, orientimin e arkitekturës digjitale, koordinimin e forcave të përfshira dhe kontrollin e cilësisë e të përputhshmërisë me nivelin operacional”.

Kjo ndarje, vijoi kreu i qeverisë, “nuk bëhet mes sektorit publik dhe sektorit privat, por në radhë të parë brenda vetë sektorit publik, duke krijuar kështu një kompani të re, ‘Albanian Digital Solutions’, e cila do të zhvillojë sisteme pa pasur gjithmonë nevojë që shteti t’i drejtohet sektorit privat”.

Përkundrazi, shtoi Rama, “ambicia është që shteti të krijojë kompaninë më të suksesshme publike të zhvillimit dhe mirëmbajtjes së sistemeve. Një kompani që të jetë më e suksesshmja në treg, një kompani që të ketë kapacitetin të kthehet në një hapësirë për të gjitha talentet”.

“Një kompani që të ofrojë pagat më të larta në tregun e shërbimeve digjitale.

Një kompani që të ketë kapacitetin t’u japë mundësinë talenteve, jo vetëm brenda vendit, por edhe jashtë tij, të bëhen pjesë e saj, duke kombinuar punën në zyrë me punën në distancë, në funksion të qëllimeve.

Një kompani që të jetë garanci për institucionet e vendit, të cilat nuk mund të mbeten asnjëherë peng i privatëve në mirëmbajtjen e sistemeve të tyre.

Një kompani që të garantojë vazhdimësinë teknike, por edhe të ofrojë përgjegjshmërinë më të lartë institucionale dhe qytetare në raport me publikun, duke garantuar njëkohësisht matshmërinë e shërbimit”, u shpreh Rama.

Rama tha se kjo është një ambicie që ka edhe një faturë shumë domethënëse dhe kuptimplotë, e ndërtuar mbi bazën e një projeksioni të saktë të shifrave që ndryshojnë me ndryshimin e qasjes së qeverisë dhe të qeverisjes elektronike ndaj marrësve të shërbimit.

“Kjo do të thotë se, në rast se sot ne shpenzojmë një shumë X vetëm për mirëmbajtjen e sistemeve, një shumë e konsiderueshme që u shkon kompanive private, brenda një harku 3-vjeçar ne do t’i kursejmë shtetit, dhe vetëm qeverisjes elektronike, një shumë të barabartë me shumën që sot shkon për mirëmbajtjen”, tha Rama.

“Kjo shumë, faktikisht, do të mund të kthehet në një kapacitet të ri investimesh nga ana e AKSHI-t përmes ‘Albanian Digital Solutions’. Është kaq e thjeshtë. Është e shkruar e zeza mbi të bardhë, me një aritmetikë kaq të thjeshtë, saqë nuk është as matematikë”, u shpreh Rama.

Albania digital solution Kryeministri Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Padi milionëshe ndaj Linde, katër banka gjermane kërkojnë dëmshpërblim për projektin e dështuar në Rusi

14:17 / July 18, 2026

Korça, “kryeqyteti” i muzikës frymore / Parada e bandave, orkestra nga rajoni e Italia performojnë në juglindje

13:29 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.