Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

“Janë minoritet grek, kanë edhe pasaporta”/ Debat për protestuesit në Zvërnec

23:01 / June 1, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rakipllari
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Robert Rakipllari, debatoi mbrëmjen e sotme me analistin Arian Curri sa i përket origjinës së protestuesve në Zvërnec.

Të ftuar në ‘Top Story’, analisti Curri është shprehur se, nga kontaktet e drejtpërdrejta me qytetarët në zonë, ata e kanë cilësuar veten pjesë të minoritetit grek.

Nga ana tjetër, Rakipllari ka sqaruar se edhe vetë Kryeministri Rama nuk kishte dijeni për komunitetin grek në Zvërnec, një pretendim që sipas tij ai e kishte mësuar vetëm ditën e sotme.

Pjesë nga debati:

Curri: Një tjetër paradoks që më habiti është që ka edhe prona të himarjotëve që pretendohet se janë marrë në mënyrë të padrejtë. Do të doja që nga Vermoshi në Konispol ta ndjenim Shqipërinë si tonën. Është një tjetër arsye pse përfshihet Greqia.

Rakipllari: Dua të jap vetëm një detaj të rëndësishëm. Top Channel ka 2 korrespondentë në Greqi dhe kam qenë në komunikim me ta. Më thanë që të gjitha TV-të greke, të të gjitha ngjyrave, e kanë pasur këtë një çështje shumë qendrore që dje dhe sot, duke e trajtuar çështjen nga çdo pikëpamje: pronat, mjedisi, dhuna e policisë. Ata pretendojnë që janë pronat e minoritetit grek. Nuk e dija. Ata po më thoshin që angazhimi kaq i madh i mediave greke për ta pasur një çështje kaq qendrore ka tejkaluar edhe çështje më të mëdha, si Beleri apo kriza të tjera që kemi pasur ne me Greqinë.

Curri: Ajo zonë ka një veçanti.

Rakipllari: Edhe protestuesit më të zëshëm kanë qenë ata që kanë ardhur nga Greqia.

Curri: Ata banorë me të cilët unë u takova nuk ishin kundër investimit. I vetmi problem që ata kanë është që t’u njihet pronësia. Ata thonë që ka mbivendosje, konflikt pronash dhe janë në gjyq me një person që pretendon se e ka atë pjesën e detit. Shteti apo ata që e kanë në dorë duhet të na paguajnë pronën. Këtë më thanë sot.

Një tjetër shqetësim i imi ishte edhe për çështjen e mjedisit. Ishulli quhet Ishulli i Zvërnecit, kurse laguna quhet Laguna e Nartës. Për 15 vite të jetës sime rinore aty, vazhdimisht dëgjoja fshatarë edhe nga Narta, që e mbajnë veten si pjesëtarë të minoritetit grek, por edhe fshatarë të Zvërnecit që ziheshin edhe për emrin. Histori njerëzish që kanë edhe krenarinë për origjinën e tyre.

Zvërneciotët janë vllehë apo arumunë dhe për shkak të origjinës së tyre kanë marrë edhe dokumenta greke, prandaj konsiderohen edhe si minoritet. Ajo popullatë është e gjitha vllehe, ndërkohë që ata të Nartës flasin greqisht. Tani, ata ashtu e deklarojnë veten. Ajo që dua të theksoj është që ata vetë do donin që prona e tyre të blihej.

Rakipllari: Kjo historia e marrjes së letrave greke dhe nënshtetësisë pas viteve ’90 dhe tani është shumë e përhapur.

Curri: Letrat greke i kanë. Greqia është e gjitha vllehe.

Rakipllari: Ky është pretendimi i parë grek. Edhe kryeministri Rama për herë të parë sot dëgjoi për komunitet grek në Zvërnec.

Curri: Kanë pasaporta.

Rakipllari: Nëse Shqipëria kërkon të bëjë investime të rëndësishme, 4 miliardë euro investim nga markat e mëdha të turizmit janë të mirëpritura. Turizmi shqiptar do të shkojë drejt kësaj logjike. Nga kjo pikëpamje, edhe cilësia e shtetit shqiptar dhe dhënia e pronave duhet të jetë në këtë nivel. Nuk mund të kërkojmë turizëm elitar dhe çështjen e pronave ta kemi në nivel fisnor. Qytetarët e kanë fituar me ligjin 7501.

arian curri grek minoritet rakipllari zvernec
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.