Një bankë e nivelit të dytë pranë stadiumit “Dinamo” është grabitur, dyshohet me armë zjarri.
Një person është futur brenda bankës dhe i ka marrë një shumë parash një qytetari që sapo po i depozitonte.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
