Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këshilli i Bashkimit Europian konfirmoi për mediat se më 5 qershor do të nisin diskutimet e para për këtë fazë në mbledhjen e COELA-s, për mbylljen e 3 kapitujve.

Këshilli i BE për mediat: Këshilli ka marrë propozimin e Komisionit Europian për 3 kapituj: Kapitullin 30 për Marrëdhëniet me Jashtë, Kapitullin 25 për Shkencën dhe Kërkimin, si dhe Kapitullin 26 për Arsimin dhe Kulturën. Diskutimi i parë është planifikuar nga COELA më 5 qershor.

Sipas burimeve, qeveria shqiptare po shpreson që disa kapituj të mbyllen brenda 30 qershorit, kur përfundon presidenca qipriote. Por Këshilli thekson në sqarimin e tij se diskutimet ndërmjet vendeve anëtare deri në vendimin përfundimtar mund të marrin disa muaj.

Këshilli i BE: Miratimi i Dokumenteve të Pozicioneve të Përbashkëta të BE-së nga COREPER pritet të ndodhë në muajt në vijim. Zakonisht, arritja e dakordësisë së shteteve anëtare në COELA kërkon disa raunde diskutimesh. Prandaj, mund të thuhet me siguri se zhvillimet e ardhshme kryesore do të ndodhin gjatë presidencës së ardhshme irlandeze të Këshillit të BE-së.

Media iu drejtua edhe Komisionit Europian me të njëjtat pyetje, por qeveria e Brukselit u tregua më e kursyer në detaje dhe më me shpresë për mbylljen e këtyre kapitujve për vendin tonë.

KE: Shpejtësia e përparimit në negociatat e anëtarësimit varet nga reformat e zbatuara dhe nga përmbushja e kushteve nga secili vend kandidat. Ndonëse nuk mund të spekulojmë mbi numrin e saktë të kapitujve që mund të mbyllen deri në muajin korrik, Komisioni është plotësisht i angazhuar për të mbështetur Shqipërinë që të mbyllë sa më shumë kapituj të jetë e mundur.

Qeveria shqiptare synon që brenda këtij viti të mbyllë 10 kapituj për të arritur objektivin e vitit 2027, të vendosur nga Tirana zyrtare, për të përmbyllur të gjashtë grupet e kapitujve të negociatave të anëtarësimit. 

3 kapitujve KE keshilli mbylljen vendimet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.