Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Teknologji

Njihuni me Nokia 2.2, inteligjenca artificiale dhe në telefonat e lirë

12:59 / June 7, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
nokia 2.2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Inteligjenca artificiale vjen tashmë dhe në telefonat superekonomik, dhe është kompania finlandeze Hmd që e sjell me markën historike Nokia. Në një event në Milano, ajo ka publikuar versionin e Nokia 2.2, një smartphone mjaft ekonomik.

“Në këto dy vite të para kemi pasur mjaft sukses dhe jemi shumë të besueshëm për të ardhmen. Nokia është marka e parë në botë për telefonët tradicionalë dhe hyri në top ten botëror të prodhuesve të smartphone”, ka thënë për ANSA-n, Per Ekman, shefi i shitjeve globale të Hmd.

Çelësi i suksesit është kujdesi ndaj konsumatorit. “Ne e bëjmë telefonin më të mirë gjatë gjithë jetëgjatësisë së tij pasi ofrojmë përditësime mujore të sigurisë për tre vite, dhe jemi të vetmit që e bëjmë këtë, garantojmë dy vite përditësime të sistemit operativ. Pasi është klienti ai që duhet të zgjedhë kur dëshiron të zëvendësojë telefonin, dhe jo telefoni të vendosë se kur duhet të ndërrohet pasi nis të funksionojë keq”, ka thënë Ekman.

Përditësimet, që janë pjesë e programit Android One të Google, janë të garantuara edhe tek Nokia 2.2. Ky smartphone përdor inteligjencën artificiale qoftë për të bërë foto në kushte me pak dritë, edhe në fotokamerën e përparme, për zhbllokimin e pajisjes me njohjen e fytyrës. Një tjetër veçori është tasti i dedikuar për asistentin zanor të Google.

Telefoni vjen me dy ngjyra, të çeliktë dhe të zezë tungsten, me një çmim nën 100 euro.

Nokia 2.2
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Microsoft: Të gjitha shërbimet tona tashmë janë funksionale

13:50 / November 14, 2026

Miliona njerëz pa akses në email, probleme me Outlook në të gjithë botën

20:18 / November 12, 2026

Meta përdor inteligjencën artificiale për t’i zbuluar adoleshentët që gënjejnë për moshën

23:00 / November 11, 2026

Inteligjenca artificiale rrezikon 800 mijë vende pune në Gjermani në 15 vitet e ardhshme

20:39 / November 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.