Policia e Korçës ka vënë në pranga një 59-vjeçar. Nga informacionet mësohet se Bilal Mullalli është kapur në kryqëzimin e fshatit Dishnicë.
Ai mbante armën pistoletë në makinë ndërsa mësohet se është person me precedentë të mëparshëm penalë.
Mullalli është banues në fshatin Zëmblak të Maliqit. Nga informacionet e policisë ai prej pak kohësh dyshohej se mbante armë zjarri dhe u arrestua sot gjatë një operacioni të drejtorisë vendore të policisë Korçë.
