Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Reja i qartë: Dua organizim dhe ekuilibër në fushë, lojtarët e dinë filozofinë time

14:53 / June 7, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
edi reja konference
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Trajneri i Kombëtares, Edi Reja, debuton nesër në stolin kuqezi. Ai ka dalë në konferencë shtypi para ndeshjes në transfertë me Islandën, ku ka theksuar se skuadra e ka asimiluar filozofinë e tij të lojës. Ai do të aplikojë skemën me dy sulmues, siç e ka thënë gjithmonë publikisht. Për këtë ndeshje dhe atë me Moldavinë në Elbasan, trajneri italian nuk ka të gatshëm Strakoshën, Gjimshitin, Memushajn, Grezdën dhe Binakun.

“Filozofinë e lojës sime e kanë kuptuar, por duhet kohë, duhen ndeshje zyrtare. Në 15 ditët e deritanishme kam parë dëshirë të madhe dhe kam kuptuar elementët e çdo individi. Kjo skuadër ka treguar se di ta interpretojë filozofinë e lojës sime dhe besoj se do të marrim rezultate. Duhet të kemi besim se skema e lojës funksionon.

Do të doja që skuadra të ishte e organizuar, është një aspekt thelbësor për të pasur ekuilibër në fushë. Duhet pjesëmarrje e të gjithë lojtarëve në fushë, edhe mbrojtësit duhet të ndihmojnë në sulm. Mbi të gjitha, duhet të konkludojmë në sulm. Kur skuadra ka ekuilibër dhe është e organizuar mirë në lojë, krijon raste dhe shënon. Shpresojmë ta bëjmë këtë në Islandë.

Filozofia është gjithmonë që të hysh në fushë dhe të luash, jo të rrish të mbrohesh. Islanda është një skuadër me lojtarë shtatlartë dhe do të synojë lojën në ajër. Duhet të kemi kujdes, por edhe ajo ka pikat e saj të dobëta. Dua që skuadra ime të hyjë në fushë i bindur për të marrë rezultat.

reja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane: Trazirat e dhunshme nuk kanë vend në angazhimin qytetar

22:46 / October 16, 2026

Bashkia e Shkodrës në flakë, godina s*lmohet me molotovë nga disa persona të maskuar

22:14 / October 16, 2026

Avokati i Popullit: Në komisariate ka mbipopullim, kemi parë persona me shenja dhune

20:38 / October 16, 2026

Protesta/ Demo: 156 të lënduar, mes tyre 4 të mitur! Përdorimi i fëmijëve, përpjekje e maskuar e atyre që pushtetin duan ta marrin me dhunë

19:07 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.