Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

BE vë në pikëpyetje qendrat italiane të emigrantëve në Gjadër

13:40 / June 12, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 5278
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qendrat e emigrantëve të ngritura nga Italia në Shqipëri, në Gjadëer, janë vënë nën vëzhgimin e institucioneve europiane, pasi Avokatja e Përgjithshme e Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian, Laila Medina, ka shprehur dyshime mbi përputhshmërinë e tyre me standardet e BE-së për mbrojtjen e azilkërkuesve.

Në opinionin e saj, Medina thekson se shtetet anëtare kanë të drejtë të vendosin qendra pritjeje ose ndalimi për emigrantët edhe jashtë territorit të Bashkimit Evropian, përfshirë në Shqipëri, pasi legjislacioni europian nuk kufizon vendndodhjen gjeografike të këtyre strukturave. Megjithatë, ajo nënvizon se këto qendra duhet të respektojnë plotësisht garancitë dhe standardet e përcaktuara nga e drejta e BE-së për azilin.

Sipas saj, protokolli i nënshkruar mes Italisë dhe Shqipërisë, si edhe legjislacioni italian që rregullon funksionimin e qendrave, nuk duket se përmbajnë rregulla të qarta dhe të mjaftueshme për të garantuar të drejtat themelore të emigrantëve. Shqetësimet kryesore lidhen me të drejtën e mbrojtjes ligjore, respektimin e jetës private dhe familjare, si dhe lirimin e menjëhershëm të personave sapo të përfundojë afati ligjor i ndalimit.

Megjithëse opinioni i Avokates së Përgjithshme nuk është detyrues, ai konsiderohet një tregues i rëndësishëm për vendimin që pritet të japë në muajt e ardhshëm Gjykata e Drejtësisë së BE-së në Luksemburg. Nëse gjyqtarët ndjekin të njëjtën linjë argumentimi, vendimi mund të ndikojë jo vetëm te marrëveshja Itali–Shqipëri, por edhe te projektet e ngjashme që disa vende europiane po shqyrtojnë për menaxhimin e migracionit jashtë kufijve të BE-së.

Marrëveshja mes qeverive të Giorgia Melonit dhe Edi Ramës është konsideruar si një model pilot për politikat e reja europiane të migracionit dhe po ndiqet me interes nga disa vende të tjera të unionit.

BE emigrantëve Gjadër qendrat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nga telefoni te adresa e shtëpisë, GJKKO shton kufizimet dhe kërkesat ndaj gazetarëve, por nuk u garanton të drejtën për të filmuar apo transmetuar seancat

15:33 / September 1, 2026

Pas largimi të Anuela Ristanit, dorëhiqet edhe Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë. Veliaj komandon Alban Dokushin

15:23 / September 1, 2026

Avokatët kundër rregullores së re të GJKKO: Nëse nuk reflektohet, bojkotojmë seancat

13:11 / September 1, 2026

Ndryshime të reja në Policinë e Shtetit

11:44 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.