Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Presideni Begaj në Tashkent/ synohet hapje e re në marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunim ekonomik

11:45 / June 16, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Bajram Begaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ndodhet në vizitë zyrtare në Uzbekistan, me ftesë të Presidentit Shavkat Mirziyoyev, ku u prit me ceremoni shtetërore në kryeqytetin Tashkent.

Kjo është hera e parë që një president shqiptar viziton zyrtarisht Uzbekistanin që prej vitit 1993, kur u vendosën marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve. Vizita vjen në një moment kur lidhjet dypalëshe kanë shënuar një dinamizëm të ri gjatë dy viteve të fundit.

Presidenti Begaj mori pjesë edhe në Forumin Ndërkombëtar të Investimeve 2026, një event me rëndësi të veçantë për nxitjen e bashkëpunimit ekonomik mes vendeve.

Gjatë takimit me homologun uzbek, Begaj shprehu bindjen se ka ardhur koha për të kaluar nga marrëdhënie formale miqësore në bashkëpunim konkret me rezultate të matshme. Dy palët diskutuan mundësi bashkëpunimi në fushat e politikës, ekonomisë, tregtisë, energjisë, bujqësisë, turizmit, dixhitalizimit, arsimit dhe kulturës.

Presidenti theksoi rëndësinë e kontakteve të drejtpërdrejta mes qytetarëve:

“Ne duhet të forcojmë miqësinë mes dy vendeve, të bëjmë qytetarët tanë të krijojnë marrëdhënie mes tyre, të bëjmë studentët tanë të zbulojnë kultura të tjera, të bëjmë profesionistët tanë të shkëmbejnë dijen e tyre, të bëjmë bizneset tona të krijojnë partneritete të suksesshme, qytetarët tanë të zbulojnë destinacione të reja dhe të njohin njëri-tjetrin nëpërmjet respektit të ndërsjellë.”

Në këtë kuadër, Begaj nënvizoi nevojën e hapjes së një lidhjeje ajrore direkte ndërmjet dy vendeve, ndërsa pala uzbeke premtoi hapjen e ambasadës së saj në Tiranë.

Presidenti e njoftoi gjithashtu homologun e tij mbi progresin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, duke e cilësuar integrimin si qëllim strategjik dhe mision kombëtar.

“Për Shqipërinë”, tha Begaj, “ky është qëllim, objektiv strategjik dhe mision. Ne po punojmë fort për përmbushjen e reformave të nevojshme për arritjen e standardeve të anëtarësimit në çdo fushë. Ne jemi gati!

begaj Presidenti uzbekistan
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

SPAK godet rrjetin e drogës/ 50 ton kokainë të trafikuara në dy vite nga Amerika Latine deri në Europë

13:53 / June 16, 2026

Rama reagon pas fjalës së Kos për investimet e huaja: Ka folur qartë për të gjithë

11:01 / June 16, 2026

Sherr brenda kafazit në GJKKO, të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin, detajet e para

11:49 / June 15, 2026

Nëna denoncon zhdukjen e te birit nga banesa/ Policia: Punohet për gjetjen e 16-vjeçarit

11:46 / June 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.