Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ndodhet në qytetin francez të Evian-les-Bains, ku pritet të takohet me emirin e Katarit, i cili luan rolin e ndërmjetësit në bisedimet e vazhdueshme me Iranin.
Emiri do të jetë i pranishëm në samitin e G7 për një drekë pune ku në qendër të diskutimeve do të jenë konflikti me Iranin dhe kriza në Lindjen e Mesme.
Gjatë mëngjesit, liderët e G7 u takuan me presidentin Ukrainas, Volodymyr Zelensky. Në margjinat e samitit, kancelari gjerman i bëri Trumpit një dhuratë të papritur një fanellë zyrtare e kombëtares gjermane të futbollit me emrin Trump dhe numrin 47 në shpinë, në referencë të mandatit të tij si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara.
Zgjedhja e dhuratës nuk ishte e rastësishme. Raportohet se gjyshi i Trumpit, Friedrich Trump, ka lindur në Bavari të Gjermanisë, përpara se të emigronte në Shtetet e Bashkuara në shekullin e 19-të.
Burime qeveritare gjermane kishin zbuluar javën e kaluar se Friedrich Merz kishte ndërmend t’i bënte një dhuratë Trumpit për ditëlindjen, pasi kishte dërguar më parë në Shtëpinë e Bardhë një letër të shkruar me dorë nëpërmjet një të dërguari.
Trump e priti dhuratën me qetësi e palosën fanellën dhe e vendosi pranë vetes në tavolinë pak sekonda pasi e mori në duar.
