Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Sezoni turistik 2026/ Vendosen kufizime për qarkullimin e mjeteve të rënda, ja kalendari i orareve

10:27 / June 17, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
drejtoria
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Shtetit ka njoftuar se gjatë sezonit turistik veror 2026 do të zbatohen kufizime të posaçme për lëvizjen e automjeteve të transportit të rëndë, veçanërisht në fundjava dhe ditët e festave zyrtare.

Masat synojnë mjetet e transportit të mallrave me peshë totale të autorizuar mbi 7.5 tonë, si dhe disa kategori të tjera të parashikuara në udhëzim. Kufizimet do të vlejnë në autostrada, si dhe në segmente rrugore interurbane dhe urbane, kryesisht në ato që kalojnë nëpër zona me intensitet të lartë turistik.

Nga kufizimi përjashtohen mjetet e emrgjencës, policisë apo mjete që transportojnë mallra që prishen.

Njoftimi i policisë

Njoftojmë qytetarët dhe subjektet e transportit rrugor të mallrave se, në zbatim të udhëzimit të përbashkët nr. 106, datë 14.06.2024, të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, gjatë sezonit veror 2026 dhe gjatë ditëve të festave zyrtare, do të zbatohen kufizime të posaçme për qarkullimin e mjeteve të rënda, me qëllim garantimin e sigurisë rrugore dhe përmirësimin e rrjedhshmërisë së trafikut në akset me fluks të shtuar lëvizjeje.

Këto kufizime zbatohen për mjetet e transportit të mallrave me masë totale maksimale të autorizuar mbi 7.5 tonë, si dhe për kategori të tjera të përcaktuara në udhëzim, në autostrada, si dhe në rrugë interurbane dhe urbane (kryesisht në segmentet që përshkojnë zonat turistike).

Periudha e zbatimit është nga data 19 qershor deri më 15 shtator dhe përfshin fundjavat dhe ditët e festave zyrtare.

Gjatë kësaj periudhe, kufizimet e qarkullimit aplikohen sipas këtyre orareve:

-në ditën e premte nga ora 15:00 deri në orën 24:00;
-në ditën e shtunë, nga ora 07:00 deri në orën 24:00;
-në ditën e diel, nga ora 07:00 deri në orën 24:00.

Për ditët e festave zyrtare, kufizimet fillojnë nga ora 15:00 e ditës pararendëse deri në orën 22:00 dhe vijojnë nga ora 07:00 deri në orën 24:00 të ditës së festës.

Masat kufizuese shtrihen në autostrada, në rrugët interurbane dhe në akse të tjera që lidhin zonat bregdetare dhe turistike, të cilat gjatë sezonit veror kanë flukse të larta qarkullimi.

Nga këto kufizime përjashtohen mjetet e emergjencës, mjetet e Policisë së Shtetit dhe institucioneve të tjera shtetërore, si dhe mjetet e transportit të mallrave të domosdoshme (përfshirë produktet ushqimore që prishen), në përputhje me përcaktimet e detajuara në udhëzim.

Në raste të veçanta, për furnizime kritike apo nevoja emergjente, mund të jepen autorizime të posaçme nga autoritetet kompetente, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Policia e Shtetit apelon për zbatim të rreptë të këtyre masave nga të gjithë operatorët e transportit dhe drejtuesit e mjeteve, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, shmangien e mbingarkesës së trafikut dhe garantimin e një sezoni turistik të sigurt dhe të qetë.

kufizime sezoni Turistik
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Në kërkim për pastrim parash/ Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj

19:20 / September 1, 2026

Ministri Hoxha takon Nënsekretaren e Shtetit Allison Hooker: Shqipëri-SHBA avancojnë interesat e përbashkëta

18:42 / September 1, 2026

Bashkia e Tiranës: Veliaj firmos nga paraburgimi listëpagesat dhe pranon tre dorëheqje

17:40 / September 1, 2026

Rregullorja e GJKKO për median, SafeJournalists kërkon pezullimin: Të rishikohet pas konsultimit me gazetarët

16:40 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.