Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Emrat e prokurorëve që kanë pasur në dorë Dosjen 339

16:18 / June 7, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Prokuroria 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtuesja e prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela deklaroi se hetimet për dosjen 339  janë kryer nga disa prokurorë.

Në një deklaratë për median ajo tha se hetimet për dosjen i nisi prokurori Anton Martini dhe dy oficerë të policisë gjyqësore, më pas dosjen e morën në dorë prokurori Besim Hajdarmataj, dhe 3 oficerë të policisë gjyqësore dhe aktualisht ajo po hetohet nga prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Prençi.

“1-Nga fillimi i proçedimit penal datë 28.12.2016, deri më datë 20.11.2017 hetimet janë kryer nga prokurori Z.Anton Martini dhe dy oficerë të policisë gjyqësore. Pas kësaj date Prokurori është transferuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Shkodër.

Gjatë hetimeve të kryera në këtë periudhë një vjeçare e cila përfshin dhe periudhën kohore të zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë (periudha qershor 2017), janë regjistruar hetime vetëm për veprat penale të“Trafikimi i narkotikëve”,  në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, parashikuara nga nenet 283/2, 283/a/2, 287 të Kodit Penal.

2-Nga data 20.11.2017, deri më datë 21.09.2018, hetimet janë kryer nga Prokurori Besim Hajdarmataj, dhe 3 oficerë të policisë gjyqësore të seksionit të prokurorisë dhe të policisë së shtetit.

Me urdhërin e datë 05.03.2018, të prokurorit të çështjes Z. Besim Hajdarmataj,  është vendosur regjistrimi i veprave penale “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 333/a dhe 334 të Kodit Penal dhe po kështu me urdhërin e datës 05.07.2018, nga prokurori i çështjes Z. Besim Hajdarmataj, janë regjistruar emrat për 13 subjekte, si të dyshuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikimi i narkotikëve”, “ Korrupsion aktiv në zgjedhje“, “Grupi i strukturuar kriminal”, si dhe me urdhërin e datës 14.08.2018është regjistruar emir i 8 personave si të dyshuar për veprat penale të “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendore”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendore”, “Prodhim dhe shitje narkotikeve”, etj, të parashikuara nga nenet 283, 283/a, 333/a, 245, 260, 328 të Kodit Penal.

3-Pas largimit të Prokurorit Besim Hajdarmatajpër shkak të caktimit të përkohshëm pranë Prokurorisë Pogradec, me vendimin e drejtuesit të prokurorisë, datë 25.09.2018, janë caktuar për hetimin e procedimit,  prokurorët Z.Vladimir Mara dhe Z.Dritan Prençi, ku ky i fundit rezulton se ka qenë prokuror dhe ne disa procedime te tjera penale të bashkuara me procedimin penal nr 339/2016 më parë.”– tha Prela.

emrat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Parandalohet tragjedia në Shkodër/ I plagosën vëllanë me thikë, 41-vjeçari tenton të hakmerret ndaj autorit, arrestohet nga policia

15:37 / July 16, 2026

Tragjedi në Tiranë, vetëmbytet gruaja/ Mister shkaqet që shtynë 40-vjeçaren drejt aktit ekstrem

11:09 / July 16, 2026

Aksident në autostradën Lushnjë–Fier, një i plagosur. Trafik i rënduar në drejtim të Fierit

09:55 / July 16, 2026

Tragjike në Angli, 28-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në Leicester

15:14 / July 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.