Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Pas tre ditësh kërkime, gjendet dhe nxirret trupi i qytetarit të mbytur në Liqenin e Ulzës

20:36 / June 17, 20261 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1 6
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas një operacioni intensiv kërkim-shpëtimi që zgjati tre ditë, është bërë e mundur lokalizimi dhe nxjerrja e trupit të qytetarit nga Laçi, i cili humbi jetën më 15 qershor 2026 në Liqenin e Ulzës.
Sipas informacionit të përditësuar nga strukturat operacionale në Njësinë Administrative Ulëz, gjatë paradites së sotme trupi u lokalizua me anë të mjetit Rover (skaner nënujor), në një thellësi rreth 37 metra dhe rreth 100 metra larg bregut të liqenit. Pas disa përpjekjeve të forcave polumbare, u arrit nxjerrja e trupit nga ujërat e liqenit.
Në operacionin e gjerë morën pjesë dhjetëra efektivë dhe mjete nga struktura të ndryshme vendore e kombëtare. Të angazhuara ishin forcat e FA Burrel, polumbarët e Zall-Herrit, njësia e polumbarëve të Forcës Detare nga Vlora, MZSH Mat, Policia e Shtetit, forcat RENEA, Emergjencat Civile të Bashkisë Mat, forca mbështetëse, si dhe dhjetëra vullnetarë me mjete lundruese.
Operacioni u ndoq nga afër edhe nga Prefekti i Qarkut Dibër Nexhbedin Shehu dhe Nënprefekti i Matit Hasan Pasha si dhe nga përfaqësues të Bashkive Mat e Kurbin.
Falë bashkëpunimit dhe angazhimit të të gjitha strukturave pjesëmarrëse, operacioni përfundoi me sukses, duke bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupit të viktimës.

gjendet liqenin nxirret qytetarit trupi ulzes
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U mbulua nga kromi në minierën në Bulqizë, nxirret trupi i pajetë i 40-vjeçarit

17:21 / August 2, 2026

Kontrolle “blic” në Tiranë e Fushë Krujë, pranga 2 personave/ Sekuestrohen kokainë, armë të ftohta dhe një automjet luksoz

15:39 / August 2, 2026

“300 mijë shqiptarë kalojnë çdo verë nga korridori Kroaci-Mali i Zi”, MJ: Po punojmë me autoritetet për të ulur pritjet në pikat kufitare

14:57 / August 2, 2026

Debati për konsullatën serbe në Shkodër dhe atë shqiptare në Luginën e Preshevës, ministri Ferit Hoxha: Nuk cenon sovranitetin, Shqipëria mbron interesat e saj

12:45 / August 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.