Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama: Sot protestat nuk zhvillohen në shesh, por kanë nevojë për një “shesh“ të një llojit që proteston në algoritëm.

12:49 / June 20, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2026 02 26 at 11.57.03 AM 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS-së se politika dhe demokracia po përballen me një sfidë të re të krijuar nga epoka e algoritmeve dhe rrjeteve sociale, ku, sipas tij, protestat nuk zhvillohen më në sheshe, por në hapësirën digjitale.

Rama tha se protestat e sotme kanë nevojë për një “shesh” tjetër, të ndërtuar për algoritmin, duke e cilësuar studion televizive si vendin ku prodhohet përmbajtja që më pas ushqen platformat digjitale.

Sipas tij, politika duhet të jetë në shërbim të qytetarëve, ndërsa algoritmi favorizon emocionet e forta, zemërimin dhe tërheqjen e menjëhershme të vëmendjes.

“ Sot protestat nuk zhvillohen në shesh, por kanë nevojë për një shesh të një llojit që proteston në algoritëm. Sheshi është studioja televizive e algoritmit, është vendi ku filmohet për ta ushqyer algoritmin. Janë ndërtuar për njerëz që votojnë, jo për platforma që modernizojnë algoritmin. Kjo është sfida e sotme.

Politika duhet të jetë në shërbim të njerëzve dhe algoritmi këtë e urren. Kam frikë se edhe unë që po flas, duke qenë prej vitesh shumë i tërhequr nga zhvillimet e asaj bote, nuk e kuptoj sa e madhe dhe monstruoze është kjo betejë.

Kush shkon e kërkon një like, një folloë e zemërim, është kundër fëmijëve të tij. Nëse shekulli i 20-të prodhoi shoqërinë e masmedias, shekulli i 21-të po prodhon klasën e re, proletariatin e algoritmit, që e bashkon vëmendja, jo puna; nuk e bashkon prodhimi, e bashkon shija e konsumimit të vetes dhe jetës; e bashkon iluzioni që sa më shumë të dukesh, aq më shumë autoritet ke.

Demokracia nuk e ka zëvendësuar me diçka tjetër. Demokracia sot po përballet me njeriun që mund të mos ketë ndërtuar kurrë asgjë, që nuk ka asnjë shkollë. Autoriteti është ai që mban më shumë përgjegjësi, por algoritmi nuk njeh përgjegjësi. Nuk pyet kush ka ndërtuar, pyet kush e ndaloi gishtin mbi ekran.”

algoritem proteste Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ksamil/ Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia shpëton dy turistë ukrainas

17:04 / June 20, 2026

Irani njofton mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, akuzon SHBA-në dhe Izraelin për shkelje të armëpushimit

16:53 / June 20, 2026

Shqipëria zgjidhet në UNESCO, bëhet pjesë e komitetit që vendos për trashëgiminë kulturore jomateriale

14:19 / June 20, 2026

Turqia eliminohet herët nga Botërori, Paraguaji i jep goditjen vendimtare ekipit të Montelës

13:31 / June 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.