Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Me 6 Korrik vjen shfaqja “Albania Through Byron’s Eyes”

17:56 / June 21, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 1782026195x00980dc8 cb6c 40d0 a87f 9c981414c975 1068x1335 913212
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Trashëgimia kulturore shqiptare do të prezantohet para publikut britanik më 6 korrik përmes shfaqjes etno-muzikore teatrore “Albania Through Byron’s Eyes”, (Shqipëria përmes syve të Bajronit), një prodhim artistik që ndërthur historinë, poezinë dhe kujtesën kulturore në një dialog të veçantë skenik.

Vepra, me një kohëzgjatje prej 60 deri në 90 minutash, sjell Shqipërinë e fillimit të shekullit XIX përmes këndvështrimit poetik të Lord Byronit, duke e paraqitur vendin si një tokë të lirisë, dinjitetit, forcës dhe identitetit të thellë kombëtar.

E frymëzuar nga poema “Childe Harold’s Pilgrimage” (Kënga II), shfaqja zhvillohet si një udhëtim artistik në Shqipërinë e Byronit, ku poezia, muzika, vallja dhe memoria historike bashkohen në skenë. Në qendër të saj janë temat që poeti britanik vërejti dhe përjetësoi në veprën e tij: liria, nderi, mikpritja shqiptare dhe roli i gruas shqiptare si themel i familjes dhe identitetit kombëtar.

Organizatorët theksojnë se përshkrimi që Byroni i bëri shqiptarëve përfaqëson një nga dëshmitë më të veçanta të admirimit dhe respektit ndaj kulturës shqiptare në Evropën e shekullit XIX.

Shfaqja e organizuar nga Empoerd Women Of Diaspora dhe British Albanian Youth Culture me mbështetjen kryesore të Agjencisë Kombëtare të Diasporës, shënon gjithashtu një moment historik për diplomacinë kulturore shqiptare.

Për herë të parë që nga rënia e regjimit komunist, Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore do të ngjitet në një skenë londineze, i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor (TKOBAP),  Aulon Naçi.

Sipas organizatorëve, projekti tejkalon dimensionin e një shfaqjeje artistike, duke u konsideruar një ngjarje me rëndësi kulturore, institucionale dhe kombëtare për promovimin e trashëgimisë shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar.

Përmes muzikës, poezisë, teatrit dhe rrëfimit kulturor, “Albania Through Byron’s Eyes” synon të krijojë një urë të fuqishme komunikimi mes kulturës shqiptare dhe publikut ndërkombëtar, duke sjellë në vëmendje vlerat dhe historinë e Shqipërisë në një format bashkëkohor artistik.

6 korrik Albania eyes shfaqja vjen
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Babai nuk më flet”, konkurrentja në “Për’puthen” zbulon që ka një djalë 14-vjeçar

22:00 / October 12, 2026

Fitoi betejën me sëmundjen e rëndë, Antigona Ramosaj flet për herë të parë në “Live me Luizin”: Falënderoj Albërien që më qëndroi pranë

22:17 / October 9, 2026

Ministri i Kulturës, Gonxhja: Se shpejti nisim punimet për restaurimin e shtëpisë së Faik Konicës

21:19 / October 9, 2026

U shfaq në videot me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

20:59 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.