Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Cllevio zbulon prapaskenat e sherrit me Noizy-n “Hoqa syzet për respekt, ai më goditi me grusht”/

14:56 / June 24, 20264 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
clevio
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

24 qershor 2026 – Reperi i njohur Kleviol Ahmeti, i njohur ndryshe si “Cllevio”, ka dëshmuar sërish në procesin gjyqësor ndaj anëtarëve të grupit të Laert Haxhiut, në Gjykatën e Posaçme AntiKorrupsion (GJKKO).

Sipas dëshmisë që ka siguruar gazetarja e Klan News, Glidona Daci, ai ka sqaruar se “nuk ka asnjë lidhje me të pandehurit”. Ka veçuar Haxhiun, njëjtë si më herët, duke thënë se e ka pasur shok që fëmijë.

“Jetoj në Lushnje dhe Laerti është jo më larg se 150 metra nga shtëpia ime. Jemi rritur bashkë, njihemi familjarisht. Në vitin 2007 kemi luajtur futboll. Kam qenë në Amerikë dhe kur kthehesha, rrija në Lushnje. Kur e kam njohur Laertin ka qenë pa punë. Vitet e fundit unë nuk e kam takuar fare. Kam ardhur nga SHBA në vitin 2013 dhe në vitin 2014 rashë në burg. Kam dalë në vitin 2020 dhe nuk jam takuar më me të. Burgun e kam vuajtur në 313, 302, Fier dhe Durrës. As telefonatë dhe asnjë lloj kontakti nuk kam pasur me Laertin”, ka thënë Cllevio para hetuesve.

Ndërsa për këngëtarin e famshëm Rigels Rajku, ose siç e njohim të gjithë Noizy, ka deklaruar se “ky i fundit ka nisur me sharjet, jo vetëm ndaj tij, por edhe ndaj një reperi tjetër”. Kështu, edhe për të marrë famë, ka argumentuar se i ka bërë diss-e.

“Ky Rigels Rajku, për të marrë famë, shante Viktor Palokën, i njohur si Unikkatil. Ne, kur na shante Noizy, ishim në Amerikë. Pas 15-20 vitesh ia ktheva edhe unë me muzikë, duke e sharë Noizy-n. Unë jam shkrimtar, shkruaj tekste muzike. Kur dola në vitin 2020 doja të bëhesha i famshëm dhe fillova ta ngacmoja në mënyrë artistike, që quhet diss. Kur bëra këngën, u bëra i famshëm dhe kjo po më pëlqente.”

Por pavarësisht përplasjeve mes tyre virtuale dhe jo vetëm, ka rrëfyer se në një moment i ka kërkuar falje. Akt, që siç tregon Cllevio, përfundoi në mënyrën më të keqe të mundshme për të.

“Një ditë i thashë vetes: boll me diss dhe shkova t’i kërkoja falje. Atë ditë ishte i shoqëruar në Durrës. Kur shkova te lokali “Zins” në Currila, parkova dhe u thashë shokëve të mos dilnin nga makina. Kur vajta aty, doli Rigels Rajku, djali i Bashkimit, dhe rreth 12 veta të tjerë. Aty më rrahën, më shkelën kokën me këmbë. Pata mpiksje gjaku në kokë. Shkova në spital, u mjekova dhe më pas u arrestova, sepse isha në arrest shtëpie dhe përfundova në burg.”

“Unë e kisha njoftuar se po i shkoja te lokali dhe kisha hapur Instagramin live, ku thoja se po shkoja në Durrës te Noizy. Kur hyra te lokali, ishte një roje. I thashë: “Ma thirr Noizyn”. Ai erdhi për rreth 24 sekonda dhe erdhi bashkë me bandën e tij OTR. Nuk i njoh personat që e shoqëronin Noizy-n. Kur erdhi Noizy, unë hoqa syzet për ta respektuar dhe në atë moment më goditi me grusht. Më pas më goditën edhe 6-8 veta të tjerë. Në sherr u përfshinë edhe dy shokët e mi, ku njërit iu thyen dhëmbët. Unë kam pasur dëmtime në kokë dhe në brinjë. Për këtë ngjarje kam dhënë deklarim kur kam qenë në IEVP Fier. Nënën e kisha në Shqipëri, ndërsa pjesa tjetër e familjes ishte në Amerikë. Ngjarja është dokumentuar me pamje filmike dhe aty shihet se më godasin. Nuk kam menduar të hakmerrem ndaj Noizy-t”, ka shtuar reperi.

Sa i takon shpërthimit në lokalin e Noizy-t, ka thënë se e ka marrë vesh nga shokët e burgut.

“Unë i thashë se nuk e di kush ia ka vendosur tritolin, pasi isha në burg. E mendova me vete se kush mund ta kishte bërë dhe mendova se mund ta kishte bërë “Baba”. Nuk më ka ardhur asnjë fjalë që Laerti ta ketë bërë këtë gjë”, ka përfunduar ai.

cllevio noizy sherr
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vau i Dejës – Zbulohet parcela me kanabis/ Arrestohen vëlla e motër

13:19 / June 24, 2026

Operacion policor në Tiranë, kontrolle në ambiente të dyshuara si Call Center të paligjshëm

12:55 / June 24, 2026

Operacion antidrogë në Krujë, asgjësohen rreth 5 mijë bimë narkotike

12:49 / June 24, 2026

Aksident në aksin Lezhë–Mabë, kamioni përplaset me makinën, humb jetën shtetasi kosovar. 

09:11 / June 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.