Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Rama në Poloni, pjesë e konferencës ndërkombëtare për rindërtimin e Ukrainës

10:12 / June 25, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 6470
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës (Ukraine Recovery Conference – URC 2026), e cila zhvillohet më 25 dhe 26 qershor në Gdańsk të Polonisë, me pjesëmarrjen e liderëve shtetërorë, institucioneve financiare ndërkombëtare, përfaqësuesve të biznesit dhe organizatave të shoqërisë civile nga vende të ndryshme të botës.

Konferenca synon të forcojë mbështetjen ndërkombëtare për Ukrainën dhe të mobilizojë investime për rindërtimin dhe zhvillimin afatgjatë të vendit. Diskutimet do të përqendrohen në sektorët më të prekur nga lufta, si energjia, infrastruktura kritike dhe logjistika, si edhe në forcimin e kapaciteteve të sigurisë dhe mbrojtjes.

Gjatë vizitës në Poloni, Rama do të pritet nga kryeministri polak Donald Tusk dhe do të marrë pjesë në ceremoninë zyrtare të hapjes së konferencës. Më pas, ai do të mbajë një fjalë përshëndetëse në sesionin e dytë plenar të aktivitetit.

Në kuadër të agjendës së tij, kreu i qeverisë shqiptare do të zhvillojë takime dypalëshe me homologë të vendeve pjesëmarrëse, si dhe me Komisioneren e Bashkimit Europian për Zgjerimin, Marta Kos.

Po ashtu, Rama pritet të takohet edhe me drejtues të kompanive ndërkombëtare, përfshirë përfaqësues të sektorëve të energjisë dhe investimeve, me fokus zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe identifikimin e mundësive të reja për zhvillim.

Konferenca për Rindërtimin e Ukrainës konsiderohet platforma kryesore ndërkombëtare për koordinimin e mbështetjes politike, financiare dhe ekonomike ndaj Ukrainës, duke bashkuar aktorë publikë dhe privatë në funksion të rimëkëmbjes dhe transformimit afatgjatë të vendit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zbardhen diskutimet Xhafa, Majko dhe Braçe kundër kërkesës për Spiropalin dhe Ndrecën: Ne nuk jemi parti që përjashtojmë

15:38 / November 14, 2026

Asambleja e PS mbyllet pa vendim për përjashtimin e Spiorpalit! Klosi pas mbledhjes: Është anëtare e PS

14:44 / November 14, 2026

“Të mobilizohet çdo qelizë e PS”, Rama në Asamble: Thonin se dua të bëhem si Erdogani dhe Putini, tani është koha të flasim ne

12:38 / November 14, 2026

Zgjedhjet vendore të 9 majit/ PS nis përzgjedhjen e kandidatëve në 46 bashkitë, Klosi: Jemi zyrtarisht në fushatë elektorale!

22:39 / November 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.