Policia ka larguar këtë të dielë protestuesit që qëndronin prej disa ditësh në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pranë godinës së Kryeministrisë.
Sipas mediave, efektivët kanë ndërhyrë në orët e mëngjesit, duke zhvendosur grupin e vogël të protestuesve që prej tetë netësh qëndronte 24 orë në bulevard.
Protesta qytetare hyn sot në ditën e 29-të, ndërsa kërkesa kryesore e saj mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.
