Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Pakësohet gruri, fermerët ulin mbjelljet, çmimi dhe importet po godasin prodhimin vendas

21:00 / June 29, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
7077
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Shqipëri sipërfaqja e të mbjellave me grurë këtë vit ka rënë 10.1%. Në vendin tonë fermerët po mbjellin më pak grurë, kjo sepse fabrikat e miellit po furnizohen me miellin e importit.

Po i njëjti realitet është edhe për lulediellin, bimët industriale po kultivohen më pak, sepse tek ne nuk ka një industri që merret me vajrat vegjetalë.

“Ja të them unë, nga 11 ha që mbillja kam arritur në 3.5 ha. Filloi çmimi nga 27-33 mijë lekë kuintali, ndërkohë që kostoja është 33 lekë. Me këtë çmim nuk ia vlen të mbjellësh grurë”, tha fermeri Thanas Veliu.

Nëse luledielli kërkon diell sapo fara e saj hidhet në tokë, fermeri fillon të kërkojë tregun që jo gjithmonë është i drejtë me të.

“Kam mbjellë 5.5 ha me luledielli me shpresë se do shitet. Kjo fara hibride është shitur 70 lekë të vjetra, ndërsa tjetra që përdoret për qese 130 lekë. Ky edhe është dhe nuk është çmim i mirë për shkak se karburanti kushton shumë”, tha fermeri Thanas Veliu.

Është çmimi ai që e diferencon grurin tonë nga tregu, pasi niveli i rrezes dhe i proteinës është shumë i lartë.

“Kur i bëra analizat e grurit doli që mielli kishte rreze 80.2. Këtu është ushqimi më i mrekullueshëm, atëherë pse duhet ta refuzojmë këtë prodhim”, tha ai.

Buka më e mirë është ajo që përgatitet nga duart e fermerëve tanë, por që ky produkt të vijë në tryezën tonë, biznesi dhe politika duhet të jenë më dashamirëse ndaj fermerëve të bukës.

fermeret gruri mbjelljet pakesohet prodhimin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Një muaj protestë në shesh/ Bylykbashi: Ndjehet reduktim i ndjeshëm i pjesëmarrjes

21:58 / June 29, 2026

Zbulohet raporti i SHISH për Kuvendin, ja rreziqet e sigurisë kombëtare. Akuzat e opozitës, Vlora Hyseni: Po dezinformoni për interesa politike

19:54 / June 29, 2026

Sulm me armë zjarri në veri të Gjermanisë, të paktën 5 të vrarë dhe dy të arrestuar

14:54 / June 29, 2026

INSTAT: Ekonomia shqiptare u rrit me 3.71% në tremujorin e parë të 2026, administrata publike dhe shëndetësia drejtuan zgjerimin

14:48 / June 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.