Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Një muaj protestë në shesh/ Bylykbashi: Ndjehet reduktim i ndjeshëm i pjesëmarrjes

21:58 / June 29, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
aulona bylykbashi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

E ftuar në emisionin “Drejt”, deputetja e Partisë Socialiste, Aulona Bylykbashi, komentoi protestën që po zhvillohet prej gati një muaji, duke theksuar se pjesëmarrja e qytetarëve ka pësuar rënie.

Sipas Bylykbashit, protesta ka nisur si një reagim qytetar për mbrojtjen e mjedisit dhe kundërshtimin e projektit në Zvërnec, por me kalimin e kohës ka marrë edhe karakter politik.

“Jemi thuajse në një muaj që protesta ka nisur dhe ka pasur një qëndrim konsistent të qytetarëve në shesh, por ndjehet një reduktim i ndjeshëm i pjesëmarrjes”, u shpreh ajo.

Deputetja socialiste tha se, ndonëse protesta vazhdon të konsiderohet qytetare, kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit është një kërkesë tërësisht politike.

“Qytetarët kanë të drejtë të artikulojnë pakënaqësitë e tyre, por kërkesa e parë për dorëheqjen e kryeministrit është qartësisht politike”, deklaroi Bylykbashi.

Ajo shtoi se protestuesit kanë ngritur gjatë këtyre javëve edhe shqetësime të tjera që lidhen me qeverisjen dhe problematika të ndryshme që, sipas saj, pasqyrojnë pakënaqësi të caktuara të qytetarëve.

Aulona Bylykbashi:Protesta në fakt tashmë ka bërë shumë ditë. Jemi thuajse në një muaj që ka filluar dhe ka një qëndrim konsistent të qytetarëve në shesh, vetëm se ndjehet një reduktim i ndjeshëm i pjesëmarrjes.

Sigurisht që kjo protestë, ashtu siç e dimë të gjithë, nisi si një protestë me kërkesa ndaj mbrojtjes së mjedisit, ndaj projektit të Zvërnecit dhe rrugëtimi i saj tregoi që mori disa nuanca të tjera dhe, pavarësisht se e kemi diskutuar protestë qytetare dhe të gjithë vazhdojmë t’i referohemi si protestë qytetare, në fakt kërkesat, duke nisur që nga kërkesa e parë e dorëheqjes së kryeministrit, është një kërkesë tërësisht politike.

Sigurisht që qytetarët kanë të drejtë të artikulojnë, por përgjithësisht kërkesat qytetare lidhen me nevojën e tyre për të shprehur pakënaqësi të caktuara në raport me qeverisjen, ashtu siç në fakt ata që janë pjesë e qytetarëve brenda atij grupimit të protestës, i kanë shprehur vazhdimisht gjatë këtyre ditëve, gjëra që lidhen.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pakësohet gruri, fermerët ulin mbjelljet, çmimi dhe importet po godasin prodhimin vendas

21:00 / June 29, 2026

Zbulohet raporti i SHISH për Kuvendin, ja rreziqet e sigurisë kombëtare. Akuzat e opozitës, Vlora Hyseni: Po dezinformoni për interesa politike

19:54 / June 29, 2026

Sulm me armë zjarri në veri të Gjermanisë, të paktën 5 të vrarë dhe dy të arrestuar

14:54 / June 29, 2026

INSTAT: Ekonomia shqiptare u rrit me 3.71% në tremujorin e parë të 2026, administrata publike dhe shëndetësia drejtuan zgjerimin

14:48 / June 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.