Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Atentati në Pogradec me një të plagosur, zbardhet ngjarja

10:00 / June 30, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1200 630 sdgdfhfgjg
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

30 qershor 2026- Policia e Korçës ka zbardhur rrethanat e atentatit të ndodhur një ditë më parë në Pogradec, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 35-vjeçar.

Si rezultat i hetimeve janë identifikuar katër autorët e dyshuar të ngjarjes, të gjithë me precedentë penalë për krime kundër personit.

Në pranga kanë rënë N. A., 24 vjeç, banues në Buçimas, dhe D. P., 30 vjeç, banues në lagjen nr. 1 të Pogradecit. Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim M. B., 40 vjeç, banues në lagjen nr. 2 të Pogradecit, si dhe E. A., 22 vjeç, banues në Buçimas.

Sipas hetimeve të kryera rezultoi se katër të dyshuarit kanë tentuar të vrasin 35-vjeçarin B. S. për shkak të konflikteve të mëparshme.

Ngjarja ndodhi teksa 35-vjeçari ndodhej në automjetin e tij, të parkuar në lagjen nr. 3 të Pogradecit, ku u qëllua me armë zjarri dhe mbeti i plagosur në këmbë.

Policia thotë se njëri prej autorëve kryesorë u lokalizua dhe u arrestua vetëm pak minuta pas ngjarjes, falë reagimit të shpejtë dhe ndjekjes së pandërprerë nga efektivët.

Gjatë veprimeve hetimore u sekuestruan në cilësinë e provës materiale tre automjete dhe gjashtë telefona celularë, të cilët do t’i shërbejnë hetimit.

I plagosuri vijon të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Të arrestuarit dhe të shpallurit në kërkim akuzohen për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Motivi kryesor

Autori i dyshuar (N.A.) u plagos vitin e kaluar nga (S.S.), vëllai i të plagosurit(B.S.) në një berbehane. Ngjarja ka ndodhur në janar të vitit 2025. Megjithatë do jenë hetimet e plota ato, që do të përcaktojnë rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.

atentati ngjarja Pogradec zbardhet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dy në pranga dhe dy në kërkim për vrasjen e 48-vjeçarit në Gjirokastër

21:18 / October 16, 2026

Zjarr masiv pranë pyllit të Semanit, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve

20:49 / October 16, 2026

Polici i plagosur, në gjendje stabël/ Mjekët: Operacioni me sukses, ndodhet në reanimacion

11:51 / October 16, 2026

Tentoi ta godasë me thikë bashkëjetuesen/ Pranga 39-vjeçarit në Shkodër

10:47 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.