Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Nis seancë plenare në Kuvend: Deputetët priten me thirrjet e protestuesve: Ju erdhi fundi! Opozitë e shitur

10:28 / June 30, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
111111 sd1782806037
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ditën e sotme ndërsa deputetë po mblidhen për seancën plenare të orës 10:00, protestuesit kanë njoftuar se po në të njëjtën orë do të zhvillojnë tubimin e tyre jashtë dyerve të Parlamentit.

Protesta u njoftua mbrëmjen e djeshme nga nismëtarët, të cilët ftuan të gjithë qytetarët t’u bashkohen edhe këtë paradite në tubimin e tyre.

“Nesër në orën 10:00 para Parlamentit, bashkohuni me ne”, u shpreh një nga nismëtarët gjatë tubimit të djeshëm.

Deputetët po priten jashtë Parlamentit nga protestuesit me thirrjet: Ju erdhi fundi dhe opozitë e shitur.

Nga ana tjetër, në Parlament do të mbahet seanca e radhës plenare ku në rend dite janë:

  1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 18.6.2026. (Neni 44, pika 2, të Rregullores së Kuvendit)
  2. Njoftime. (Neni 44, pika 3, të Rregullores së Kuvendit)
  3. Projektligji “Për kontrollet zyrtare dhe aktivitete të tjera zyrtare, të kryera për të garantuar zbatimin e legjislacionit për ushqimin dhe ushqimin për kafshë, të rregullimeve për shëndetin e mirëqenien e kafshëve, si dhe për shëndetin e bimëve e të produkteve për mbrojtjen e bimëve në Republikën e Shqipërisë”.
  4. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil për vitin 2025”.
  5. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale për vitin 2025”.
  6. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Departamentit të Administratës Publike për vitin 2025”.
  7. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë vjetore të Autoritetit të Konkurrencës për vitin 2025”.
  8. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë vjetore të Komisionit të Prokurimit Publik për vitin 2025”.
  9. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë vjetore të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit për vitin 2025”.
  10. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë vjetore të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit për vitin 2025”.
  11. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për vitin 2025”.
  12. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës

kuvend plenare protestues seance
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rregullorja e GJKKO për median, SafeJournalists kërkon pezullimin: Të rishikohet pas konsultimit me gazetarët

16:40 / September 1, 2026

Ish Presidenti kundër Rregullores së re të GJKKO-së: Kërcënim për lirinë e medias

15:59 / September 1, 2026

S’ka vjeshtë? Ekspertët italianë paralajmërojnë rikthimin e “kupolës së nxehtësisë” në shtator

15:51 / September 1, 2026

Nga telefoni te adresa e shtëpisë, GJKKO shton kufizimet dhe kërkesat ndaj gazetarëve, por nuk u garanton të drejtën për të filmuar apo transmetuar seancat

15:33 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.