Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Rama në Vlorë: Memorandum bashkëpunimi me Italinë për industrinë detare, synohen 500 vende pune

14:05 / June 30, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
edi rama 3 1024x575 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i qeverisë,  Edi Rama, ishte i pranishëm këtë të martë, 30 qershor në Vlorë, ku dhe u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit mes gjigandit italian të industrisë detare FINCANTIERI, kompanisë shtetërore KAYO dhe Shkollës Industriale “Pavarësia”, për prodhimin e mjeteve detare në Pashaliman.

Qëllimi i këtij memorandumi është zhvillimi i praktikave profesionale dhe mundësia e punësimit në fushën e ndërtimit dhe industrisë detare.

Fjalën e mbajti fillimisht kreu i KAYO-s, Ardi Veliu. Ai u shpreh se partneriteti strategjik do të krijojë mundësi të reja për zhvillimin e industrisë ushtarake dhe forcimin e kapaciteteve profesionale, duke ndërtuar një bazë të qëndrueshme për rritjen e aktivitetit.

“Një partneritet strategjik që jep mundësi të reja për zhvillimin e industrisë ushtarake dhe jo vetëm, ngritjen e kapaciteteve profesionale përmes këtij bashkëpunimi ne do ndërtojmë një bazë të qëndrueshme për rritjen e aktiv itetit tonë, duke krijauj siguri dhe vazjdimësi më punë, për projekte afatgjata që do gjenerojnë të ardhura të qëndrueshme dhe do siguroojnë rolin e KAYO-s si një aktor i rëndësishëm në industrinë shqiptare”, u shpreh Veliu.

Rama u shpreh se qeveria do të miratojë një akt normativ për të rritur financimin e mbrojtjes, duke synuar 2.6% të buxhetit të shtetit, në përputhje me objektivat e NATO-s. Ai theksoi se përfitues do të jenë strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura, si dhe të gjitha hallkat që i bashkohen këtij procesi rritjeje.

“Ne jemi sot në një ditë kur pas këtij takimi, qeveria shqiptare do të miratojë një akt normativ, ndër të tjera Shqipëria do të angazhojë të gjithë financimin e nevojshëm për të arritur targetin e përcaktuar nga anëtarësia jonë në NATO, që e çon në 2.6% të buxhetit të përgjithshëm të shtetit shpenzimin tonë për mbrojtje, ku përfituesit drejtpërdrejtë janë të gjithë ata që janë pjesë e strukturës sonë të Ministrisë së Mbrojtjes, FA, por edhe të gjithë ata që i bashkohen hap pas hapi kësaj rritjeje të jashtëzakonshme”, tha Rama.

Ai gjithashtu theksoi se nga ky partneritet do të krijohen 500 vende pune, në kuadër të sistemit të ri që po ndërtohet në fushën e mbrojtjes.

“Janë 500 vende pune që krijohen në këtë territor, nga ky partneritet dhe siç e tha administratori i përgjithshëm, janë 500 vende pune që kërkojnë njerëz të kualifikuar, ekspertizë, të mirëpaguara, në këtë sistem të ri që po ndërtohet. Duhet pasur parasysh që të gjithë ata që do përfshihen në këtë sipërmarrje, nuk do jenë thjesht njerëz që zotërojnë një zanat, por që do të shikohen edhe nga ana e figurës, sepse do të jenë pjesë e sistemit të mbrojtjes së Shqipërisë”, shtoi ai.

Projekti synon të rrisë kapacitetet ushtarake të Shqipërisë dhe të krijojë mjete detare si për Forcat e Armatosura shqiptare, ashtu edhe për aleatët.

Investimi, që pritet të sjellë rreth 500 vende pune, do të jetë me fokus te të rinjtë dhe të diplomuarit e shkollave profesionale.

bashhkepunimi memorandum Rama Vlore
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksidenti i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, dy të vdekur në autobusin me pasagjerë

15:53 / June 30, 2026

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, furgoni me pasagjerë del nga rruga

15:37 / June 30, 2026

Temperaturat e larta rrisin rrezikun për zemrën, mjekët apel për kujdes të shtuar gjatë ditëve të nxehta

15:13 / June 30, 2026

“Dorëheqja e kryeministrit dhe qeveri teknike”, Rama publikon mesazhin nga grupet e WhatsApp të protestuesve: “Ondrra n’beze i quajnë tironsit”

15:07 / June 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.