Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Bonusi i verës, Rama me pensionistët: Pranë jush kur ekonomia na jep mundësi, u rritën të ardhurat nga çmimi i naftës

09:30 / July 2, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë një bashkëbisedimi me pensionistët se bonusi i verës është bërë i mundur falë rritjes së të ardhurave në buxhet, të ndikuara edhe nga rritja e çmimit të naftës.

Sipas kreut të qeverisë, mbështetja për pensionistët do të vazhdojë sa herë që ecuria e ekonomisë do ta lejojë.

“Qeveria vendosi të japë një tjetër bonus për pensionistët. Vitin e kaluar u tha se bonusi u dha për fushatë, por këtë vit nuk kemi fushatë. Ky bonus lidhet me angazhimin që kemi marrë për t’ju qëndruar pranë sa herë ekonomia na jep mundësi”, u shpreh Rama.

Ai theksoi se një nga faktorët që ndikoi në krijimin e hapësirës financiare ishte rritja e të ardhurave nga çmimi i naftës.

“Ka një komponent që nuk e kishim parashikuar, rritja e të ardhurave nga rritja e çmimit të naftës. Rritjen do ta keni ju. Edhe ata që u ankuan për rritjen e çmimit, kanë kontribuar për rritjen tuaj”, deklaroi kryeministri.

Rama shtoi se përfitimet nuk do të kufizohen vetëm te pensionistët, por do të shtrihen edhe te personat me aftësi të kufizuara. Ai bëri të ditur se qeveria ka dyfishuar ndihmën ekonomike për këtë kategori, ndërsa i njëjti vendim është marrë edhe për fëmijët me aftësi të veçanta, me zbatimin që do të nisë së shpejti.

Kryeministri nënvizoi gjithashtu se shteti do të marrë përsipër pagesën e barrës financiare për kujdestarët e personave me aftësi të kufizuara, një masë që, sipas tij, është parashikuar në buxhet.

bonus PENSIONISTE Rama veres
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident në Lushnjë/ Makina përplas motoçikletën në Pirrë-Kamçisht, 76-vjeçari në gjendje të rëndë

12:03 / July 2, 2026

Tensionet dhe protesta jashtë Kuvendit, reagon Edi Rama

11:58 / July 2, 2026

Drejtonte rrjetin e trafikut të kokainës në Itali/ Adi Çobo u arrestua pasi doli nga banesa

11:44 / July 2, 2026

Plagoset një polic në përplasjet para Kuvendit, Balla: Kush ngre dorë ndaj policisë, ka ngritur dorë ndaj shtetit

11:18 / July 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.