Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Nis seanca plenare, PD mungon në Kuvend ndërsa jashtë vijojnë protestat

10:48 / July 2, 20261 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kryesia e PD
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Teksa jashtë Parlamentit vijojnë përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka vendosur të mos marrë pjesë në seancën plenare të kësaj të enjteje.

Në një deklaratë zyrtare, demokratët akuzojnë mazhorancën se po bllokon nismat e opozitës dhe se ka rrethuar Kuvendin me një numër të madh efektivësh policie, me qëllim, sipas tyre, “pengimin e zërit të qytetarëve” që protestojnë prej më shumë se një muaji.

Partia Demokratike pretendon gjithashtu se është refuzuar kërkesa e saj për zhvillimin e një debati parlamentar me Kryeministrin Edi Rama lidhur me shqetësimet e protestuesve dhe rekomandimet e Rezolutës së Parlamentit Europian.

Sipas PD-së, mazhoranca ka përjashtuar nga kalendari i punimeve katër projektligje të depozituara rreth një muaj më parë, të cilat lidhen me shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura, ligjin për investimet strategjike, Paketën e Maleve dhe disa dispozita të ligjit për trashëgiminë kulturore.

Në deklaratë theksohet se këto nisma lidhen drejtpërdrejt me kërkesat e qytetarëve dhe, sipas opozitës, duhet të ishin përfshirë në rendin e ditës së Kuvendit.

kuvend mungon PD plenare seance
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura pret në takim ambasadorin amerikan Eric Wendt

22:34 / October 16, 2026

Klevis Balliu përfundon në Lanë, filmohet i qullosur duke dalë me vrap

21:55 / October 16, 2026

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Drejtori për Rendin në Policinë e Shtetit: 120 efektivë të lënduar në vend

15:09 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.