Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Balla protestuesve: Distancohuni nga dhuna, askush nuk e ndal punën e Kuvendit

12:39 / July 2, 20261 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
images 7
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i ka bërë thirrje protestuesve që të distancohen nga aktet e dhunës dhe të mos ushtrojnë presion ndaj deputetëve gjatë protestës së zhvilluar jashtë Kuvendit.

Nga foltorja e Parlamentit, Balla u shpreh se çdo tentativë për të penguar ushtrimin e detyrës kushtetuese të deputetëve është e papranueshme, duke theksuar se Kuvendi do të vijojë punën në funksion të procesit të integrimit europian.

Ai komentoi gjithashtu edhe mungesën e Partisë Demokratike në seancë, duke u shprehur se opozita është tërhequr për shkak të situatës jashtë Kuvendit.

“Ne do t’i votojmë të tre këto ligje, të cilat janë pjesë e detyrave të shtëpisë. Për këtë na kanë zgjedhur qytetarët shqiptarë. Ende nuk i dimë arsyet pse Partia Demokratike e ka bojkotuar këtë seancë, por shpresoj shumë që të jetë e pranishme në seancat në vijim”, deklaroi Balla.

Në përmbyllje të fjalës së tij, ai theksoi se Kuvendi do të vijojë mandatin deri në vitin 2029, ndërsa Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, sipas tij, do të qëndrojë besnik ndaj votave të qytetarëve që e kanë mbështetur.

balla kuvend protestuesve Puna
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gonxhja nxjerr ‘fytyrën’ politike të protestës: ‘Protestuesja’ që flet në emër të qytetarëve është në kryesinë e PD-së

14:52 / July 2, 2026

Ministri Lamallari viziton policët e plagosur: Autorët janë identifikuar dhe do të përballen me drejtësinë

14:41 / July 2, 2026

Rama për të rinjtë: Mos lexoni komentet në rrjetet sociale, algoritmi ka kaluar në fazë histerie

14:31 / July 2, 2026

Qeveria dyfishon fondin për startup-et në “Grant 2026”, Rama: synojmë 20 milionë euro deri në 2030

14:15 / July 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.