Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Arrestohet në një resort në Dhërmi Granit Pepnika, zhvati 50 milionë euro nëpërmjet Call Center

15:55 / July 3, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 11
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Granit Pepnika është arrestuar në një resort në zonën e Dhërmiut, gjatë një operacioni të zhvilluar nga forcat operacionale dhe Policia e Vlorës.

Sipas burimeve, efektivët kishin siguruar më herët informacione operative mbi vendndodhjen e tij dhe e kishin mbajtur nën vëzhgim. Arrestimi u krye në momentin kur Pepnika po dilte nga resorti për t’u nisur drejt plazhit, pa i lënë mundësi të reagonte. Ai nuk ka bërë rezistencë gjatë ndërhyrjes së policisë.

Operacioni, i finalizuar nga strukturat operacionale të Policisë së Vlorës, vijon ende, pasi gjatë kontrolleve janë evidentuar edhe disa sende të tjera të kundërligjshme, të cilat do të jenë pjesë e hetimit.

Arrestimi i Pepnikës vjen në kuadër të dosjes së bujshme të call centerave, që dyshohet se kanë mashtruar qindra qytetarë europianë, duke shkaktuar një dëm financiar që llogaritet në mbi 50 milionë euro.

Sipas dosjes hetimore, skema funksiononte përmes call centerave të organizuar në mënyrë profesionale, ku operatorët komunikonin në gjermanisht, italisht dhe anglisht me qytetarë europianë, duke u prezantuar si këshilltarë financiarë ose përfaqësues të platformave të investimit.

Hetuesit dyshojnë se viktimat josheshin përmes platformave të rreme online, ku u premtoheshin fitime të mëdha nga investimet në bursë, kriptovaluta apo tregje financiare. Në shumë raste përdoreshin identitete të rreme, pseudonime dhe profile të fabrikuara për të fituar besimin e personave që kontaktoheshin.

arrestohet granit pepnika
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dy në pranga dhe dy në kërkim për vrasjen e 48-vjeçarit në Gjirokastër

21:18 / October 16, 2026

Zjarr masiv pranë pyllit të Semanit, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve

20:49 / October 16, 2026

Polici i plagosur, në gjendje stabël/ Mjekët: Operacioni me sukses, ndodhet në reanimacion

11:51 / October 16, 2026

Tentoi ta godasë me thikë bashkëjetuesen/ Pranga 39-vjeçarit në Shkodër

10:47 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.