Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Arrestimi i 21 protestuesve, Gjykata e Tiranës jep vendimin: Dy prej tyre mbeten në arrest shtëpie. Lirohen 19 të tjerët

16:00 / July 5, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gjykata
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Disa qytetarë dhe aktivistë janë mbledhur sot para Gjykatës Penale të Tiranës, ku u shqyrtuan masat e sigurisë për 21 protestuesit e arrestuar gjatë protestës pranë Kuvendit më 2 korrik.

Në të njëjtën kohë, brenda gjykatës zhvillohej seanca për caktimin e masave ndaj të ndaluarve, ndërsa jashtë godinës protestuesit kërkonin lirimin e tyre me thirrje dhe parulla.

Seanca u drejtua nga gjyqtari i gatshëm Sokol Mara dhe u zhvillua me dyer të mbyllura. Masat u shqyrtuan në grup për të gjithë personat e përfshirë.

Sipas vendimeve të dhëna, për 19 prej protestuesve u caktua masa “detyrim paraqitjeje”, ndërsa për dy të tjerët u vendos “arrest shtëpie”.

Prokuroria kishte kërkuar fillimisht masa më të rënda për disa prej të ndaluarve, por gjatë seancës qëndrimi u ndryshua për një pjesë të tyre, duke propozuar masa më të lehta.

Avokatët kërkuan lirimin e menjëhershëm të protestuesve, duke argumentuar mungesën e provave të mjaftueshme dhe duke ngritur shqetësime për mënyrën e arrestimeve.

Një prej rasteve të trajtuara ishte edhe ai i një protestuesi që nuk u ndje mirë gjatë seancës dhe mori ndihmën e parë nga mjekët, pasi vuan nga epilepsia.

Mes të arrestuarve figurojnë emra të shumtë, përfshirë pjesëmarrës nga protesta e zhvilluar para Kuvendit, ndërsa disa prej tyre janë të përsëritur në listat e paraqitura gjatë seancës.

Gjykata mori kohë për shqyrtimin e materialeve hetimore para shpalljes së vendimeve përfundimtare, ndërsa jashtë ambienteve tensioni vijoi me thirrje për lirimin e të ndaluarve.

Prokuroria i ka lidhur akuzat me pamje filmike dhe dëmtime të pretenduara të mjeteve të policisë, ndërsa avokatët i kundërshtuan duke kërkuar lirimin e tyre.

Seanca u mbyll me tërheqjen e trupës gjykuese për vendim, ndërsa protesta jashtë gjykatës vazhdoi edhe pas përfundimit të procesit.

“Nga 21 personat që ishin për masë sigurie, vetëm 19 ishin nga protesta, 2 të tjerë nuk kishin lidhje. Nga 19 personat për 3 prej tyre prokuroria fillimisht  kërkoi arrest me burg, pastaj e ndryshoi për njërin duke kërkuar arrest në shtëpi për njërin prej tyre. Pas debatit gjykatat vendosi 2 persona do qëndrojnë në arrest shtëpie, 5 persona janë pa masë sigurie dhe gjithë të tjerët për detyrim paraqitje. Disa dy herë në muaj, disa 1 herë në muaj. Arrestimi u konsiderua i ligjshëm në parim, pati debat shumë të madh”, tha avokati.

arrestimi Debat Gjykata gjyq protestuesit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestuesit prej më shumë se një muaji thërrasin “Berisha në burg,“ Kreu i PD: Kërkesat e tyre janë edhe të PD-së…

17:20 / July 5, 2026

Rama u drejtohet “flamingove”: Ju nuk ishit gabim, por protesta juaj u devijua dhe u përdor si alibi

15:20 / July 5, 2026

19-vjeçari rrezikoi të mbytej në Plazhin e Vjetër, dyshohet se pësoi atak kardiak

14:41 / July 5, 2026

Konflikt mes dy personave në Korçë, plagoset me sëpatë njëri prej tyre

14:23 / July 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.