Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Samiti i NATO-s në Ankara: Shqipëria pritet të firmos si vend themelues marrëveshjen për krijimin e Bankës së Mbrojtjes

11:29 / July 7, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
449417
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në kuadër të samitit të NATO-s, Shqipëria do të jetë një nga 10 vendet themeluese që do të nënshkruajnë marrëveshjen për krijimin e Bankës së Mbrojtjes, një mekanizëm i ri financiar i projektuar për të mbështetur investimet në industrinë e mbrojtjes, teknologjitë ushtarake dhe forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendeve anëtare.

Nga Ankaraja, gazetarja e RTSH-së, Denada Shkodrani, raportoi se kjo nismë konsiderohet një nga zhvillimet më të rëndësishme të viteve të fundit në fushën e sigurisë euroatlantike. Sipas saj, banka synon të lehtësojë financimin e projekteve strategjike në mbrojtje, inovacion, prodhimin e pajisjeve ushtarake dhe modernizimin e forcave të armatosura të vendeve pjesëmarrëse.

Nënshkrimi i marrëveshjes do të bëhet në mesditën e 7 korrikut, paralelisht me zhvillimet e samitit. Kryeministri Edi Rama merr pjesë në këtë aktivitet i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, ministri i Mbrojtjes, drejtuesja e Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH) dhe drejtuesi i kompanisë shtetërore të prodhimit të armëve KAYO.

Pjesëmarrja e Shqipërisë si vend themelues e kësaj nisme vjen në një kohë kur vendi ka rritur angazhimin në fushën e mbrojtjes dhe ka shprehur synimin për të pritur Samitin e NATO-s në vitin 2027.

Përveç krijimit të Bankës së Mbrojtjes, samiti do të fokusohet edhe te rritja e shpenzimeve për mbrojtjen, mbështetja afatgjatë për Ukrainën, forcimi i krahut lindor të Aleancës, zhvillimi i teknologjive të reja ushtarake dhe thellimi i bashkëpunimit në fushën e inovacionit.

Në samit marrin pjesë liderët e 32 vendeve anëtare të NATO-s, si dhe përfaqësues të vendeve partnere, përfshirë Japoninë, Korenë e Jugut, Australinë dhe Zelandën e Re.

marreveshje nato samiti Shqiperia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama dhe bashkëshortja e tij nisen për në Ankara për Samitin e NATO-s

12:23 / July 7, 2026

Gjyqi i Veliajt/ Ajola Xoxa: Jam me leje lindje, të pezullohet procesi për 63 ditë

11:48 / July 7, 2026

Kufizimi i praktikës së ‘arrestit me burg’, Gjykata e Lartë zbardh vendimin: Është masa e fundit që jepet, duhet të shqyrtohen më parë masat më pak rënduese

11:21 / July 7, 2026

Spital ekselence në Tiranë/ Rama: Kapitull i ri për shëndetësinë, do trajtohen sëmundjet e komplikuara

11:15 / July 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.