Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Berisha nxjerr fotot nga holli i Kryeministrisë: “Sulltani i kuq po vendos ngjyra haremi në Kryeministri”

14:18 / July 7, 20261 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha sd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar gjatë një konference për mediat disa pamje nga ambientet e brendshme të Kryeministrisë, ku sipas tij po kryhen punime rikonstruksioni dhe lyerjeje.

Berisha kritikoi ashpër ndërhyrjet në hollin e godinës, duke pretenduar se për këto punime po shpenzohen qindra mijëra euro dhe duke vënë në diskutim zgjedhjen e ngjyrave të përdorura.

“Së dyti, dua t’ju informoj se qindra mijëra euro po shpenzohen nëpër korridoret. Ju lutem shihni pak këtu çfarë po ndodh brenda ndërtesës së Kryeministrisë. Sulltani i kuq po vendos ngjyra haremi në Kryeministri”, deklaroi Berisha.

Ai shtoi se, sipas vlerësimit të tij, ngjyrat e përdorura janë të papërshtatshme për një institucion shtetëror.

“Po, këto janë tipike ngjyrat e haremeve. Dënoj me forcën më të madhe vendosjen e këtyre ngjyrave në hollet e Kryeministrisë. Urdhëroni sa kushtojnë dhe sa nuk kushtojnë. Këto ngjyra janë ose të haremeve ose të kinemave të seksit në Pigal. Atje i kam parë unë këto”, u shpreh kreu i PD-së.

Deri tani nuk ka një reagim nga Kryeministria lidhur me deklaratat e Berishës apo pretendimet për kostot e punimeve.

Berisha Kryeministri ngjyra sulltani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

“Berisha sponsor i dhunës”, Rada: Të hyjmë njëherë në BE, pastaj të protestojmë si francezë

10:32 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.