Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Prej ditësh po përballem me ushtrinë e patronazhistëve”, Marjana Koçeku: nuk do ta dorëzoj mandatin

15:15 / July 7, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Marjana Koceku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja Marjana Koçeku, e cila u largua disa javë më parë nga Partia Socialiste dhe vijon mandatin si deputete e pavarur, thotë se është bërë objekt i një fushate të organizuar sulmesh në rrjetet sociale.

Përmes një reagimi publik, Koçeku deklaron se prej disa ditësh përballet me profile të rreme që i kërkojnë të dorëzojë mandatin, por thekson se nuk ka ndërmend të tërhiqet.

“Prej disa ditësh po përballem në rrjetet sociale me një ushtri virtuale patronazhistësh e profilesh të rreme që më kërkojnë me e lanë mandatin.

Me e lanë mandatin e kam shumë të lehtë. Por nuk jam mësue me i hapë rrugë të keqes, që ka marrë edhe formën e këtyne mercenarëve virtualë, të organizuem prej komandantëve të tyne – funksionarë të këtij shteti – për me përbaltë e me denigru veç pse kam zgjedhë pavarësinë e përfaqësimit në Parlament”, shkruan deputetja.

Koçeku pretendon se në rrjetet sociale veprojnë qindra mijëra profile të rreme, të cilat, sipas saj, përdoren për të ushtruar presion dhe për të sulmuar kritikët e qeverisë.

“Thuhet se janë diku 800 mijë profile të tilla që qarkullojnë. Bashkitë janë kthye në garnizone të këtyne mercenarëve dhe ushtrojnë presion të përditshëm përmes fjalës nëpër komente e postime.

Kurrë nuk asht keqpërdorë fjala ma shumë në historinë e demokracisë së këtij vendi. Dhe tash në kohë proteste vërehet mobilizimi total i tyne për me shkatërrue e me denigru çdokënd që i del kritik qeverisë”, shprehet ajo.

Deputetja e pavarur shton se ishte e vetëdijshme për pasojat e zgjedhjes së saj për të folur hapur, por thekson se heshtja do të kishte një kosto edhe më të madhe.

“E kam ditë se çmimi i të folunit lirshëm ka me qenë i naltë, por heshtja do kishte kushtue shumë ma tepër në këtë republikë që kërkon me i luftue qytetarët e vet me fantazma, hije patronazhistësh dhe profile false. Kjo nuk duhet me qenë republika e fallsitetit dhe e fantazmave online”, përfundon reagimi i saj.

dorezoj Koceku mandatin patronazhiste
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

SPAK çon për gjykim katër shtetas spanjollë për pastrim parash, sekuestrohen pasuri në Dhërmi

15:04 / July 7, 2026

AKMC mbledh Komisionin Teknik Këshillimor, Çako: Bashkojmë forcat kundër zjarreve, jemi në gatishmëri 24/7!

14:57 / July 7, 2026

Berisha nxjerr fotot nga holli i Kryeministrisë: “Sulltani i kuq po vendos ngjyra haremi në Kryeministri”

14:18 / July 7, 2026

Protesta e 4 korrikut dhe incidentet e dhunshme në komisariatin 3/ një i arrestuar, 7 nën hetim dhe 4 në kërkim

14:09 / July 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.