Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ish-deputetja e PS Marjana Koçeku kundër financimit të koncertit të Kanye West: 4 milionë eurot duhej të shkonin për zjarret, jo për spektakël

14:43 / July 8, 20261 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
koceku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kritikave ndaj financimit me 4 milionë euro të koncertit të Kanye West i është bashkuar edhe ish-deputetja e Partisë Socialiste, Marjana Koçeku, e cila ka reaguar publikisht kundër përdorimit të këtyre fondeve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Koçeku argumenton se kjo shumë duhej të ishte orientuar drejt përballimit të rrezikut të zjarreve, forcimit të strukturave të emergjencave dhe mbështetjes së komuniteteve të prekura, sidomos në një periudhë kur vendi përballet me temperatura të larta dhe rrezik të shtuar për vatra zjarri.

Ajo rikujton situatën e rëndë të vitit të kaluar, kur zjarret shkaktuan dëme të mëdha në sipërfaqe të gjera pyjore dhe mjedisore, duke theksuar se Shqipëria mund të përballet me një sezon edhe më të vështirë këtë verë.

“Vjet vendi ynë kaloi një katastrofë zjarresh. E kam pa nga afër dëmtimin e jashtëzakonshëm që iu ba natyrës. Këtë vit pritet që situata të jetë edhe ma alarmante për shkak të temperaturave të larta.

4 milionë eurot e nji stadiumi njipërdorimsh do të duhej të ishin investu në parandalimin e zjarreve, në mbështetjen e banorëve dhe në forcimin e kapaciteteve të emergjencave.

Shteti dhe llogaridhania nuk zëvendësohen me spektakël. Humbja e natyrës asht humbje e Shqipnisë”, shkruan Koçeku.

financimit koncert kunder marjana koceku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zyrtare, Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Shqipëri! Rutte: Data do të vendoset më vonë

16:00 / July 8, 2026

Samiti i NATO-s, deklarata e përbashkët: 70 mld euro për Ukrainën. Irani nuk do ketë armë bërthamore

15:25 / July 8, 2026

Tjetërsimi i pronave në Dibër, arrestohet zv.drejtori i Kadastrës Daniel Gjura

14:31 / July 8, 2026

Presidenti Erdogan: Mbështetje për Ukrainën, të gatshëm të ofrojmë ndihmë për arritjen e marrëveshjes SHBA-Iran

13:49 / July 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.