Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Detaje të reja nga vrasja në Laç/ Ilir Gjini u ekzekutua me 7 plumba pranë pallatit, autori i dyshuar në kërkim

11:44 / July 10, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
222222222223r5 sd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dalin detaje të reja nga vrasja e ndodhur mbrëmjen e së enjtes në lagjen “Erdogan” të qytetit të Laçit, ku humbi jetën 40-vjeçari Ilir Gjini.

Sipas burimeve, Gjini, i njohur edhe me mbiemrat Kokaj, Lika dhe Nure, ka qenë në këmbë dhe po i drejtohej hyrjes së pallatit ku banonte në momentin kur është qëlluar me shtatë plumba.

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të krimit, Emiljan Suti, alias Artur Suti. Sipas të dhënave paraprake, ai ka hapur zjarr menjëherë pasi viktima kishte parkuar automjetin. Edhe pse 40-vjeçari ka tentuar të largohej, autori dyshohet se e ka ndjekur dhe e ka qëlluar sërish pranë hyrjes së godinës.

Sipas raportimit, i plagosur rëndë, Gjini është transportuar me urgjencë drejt spitalit, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë gjatë rrugës.

Burime nga hetimi bëjnë me dije se viktima dhe autori i dyshuar ishin fqinj, pasi banonin në të njëjtën lagje. Në kuadër të veprimeve hetimore, në Komisariat janë shoqëruar nëna dhe vëllai i autorit të dyshuar, ndërsa kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e tij vijojnë.

Policia po heton disa pista lidhur me motivin e ngjarjes, përfshirë edhe të shkuarën e viktimës jashtë vendit. Sipas burimeve nga grupi hetimor, 40-vjeçari kishte gjithashtu precedentë penalë.

ekzekutua ilir gjini lac Vrasja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama prezanton “Rilindja Urbane 2.0”: 1.5 miliardë euro për transformimin e qyteteve shqiptare

12:04 / July 10, 2026

Lamallari apel qytetarëve: Zjarrvënia është krim, jo pakujdesi! Dënime deri në 15 vite burg

11:58 / July 10, 2026

Ibrahimaj për Rilindjen Urbane 2.0: Zhvillimi i qyteteve ka sjellë më shumë ekonomi

11:54 / July 10, 2026

Tirana gati për koncertin e Kanye West, ja rrugët që bllokohen dhe linjat e transportit që do të funksionojnë

11:51 / July 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.