Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Lamallari apel qytetarëve: Zjarrvënia është krim, jo pakujdesi! Dënime deri në 15 vite burg

11:58 / July 10, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lamallari crime code consultations
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, u ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe përgjegjësi maksimale për parandalimin e zjarreve, duke theksuar se çdo zjarr i shkaktuar nga dora e njeriut rrezikon jetën e qytetarëve, pronën, pyjet dhe pasuritë natyrore, ndërsa përbën një vepër penale që ndëshkohet me masa të ashpra.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lamallari nënvizoi se mbrojtja e vendit nga zjarret është një përgjegjësi e përbashkët dhe se toleranca ndaj zjarrvënësve do të jetë zero.

“Kujdes! Zjarrvënia nuk është pakujdesi, por krim që ndëshkohet me burgim. Çdo zjarr i shkaktuar nga dora e njeriut është një kërcënim për jetën, pronën, pyjet dhe të mirën e përbashkët. Kërkohet më shumë përgjegjësi qytetare dhe gatishmëri për të mbrojtur çdo qytetar dhe shmangur katastrofa,” u shpreh ministri.

Ai rikujtoi se ndryshimet më të fundit në Kodin Penal kanë ashpërsuar ndjeshëm masat ndëshkuese për zjarrvënien, në varësi të rrethanave dhe pasojave të veprës penale.

Sipas legjislacionit në fuqi, zjarrvënia e qëllimshme dënohet me burgim nga 5 deri në 8 vjet kur kryhet gjatë stinës së nxehtë, në kushte që favorizojnë përhapjen e flakëve ose pranë zonave të banuara. Dënimi shkon nga 4 deri në 10 vjet burg kur zjarri prek zona të mbrojtura, objekte të trashëgimisë kulturore, objekte kulti, monumente kulture ose infrastrukturë kritike. Ndërsa në rastet kur zjarrvënia bëhet me qëllim ndryshimin e kategorisë ose destinacionit të tokës, parashikohet dënim nga 7 deri në 15 vjet burg.

Në mesazhin e tij, ministri theksoi se çdo zjarr ka pasoja të rënda njerëzore, ekonomike dhe mjedisore.

“Një pakujdesi ose një veprim i qëllimshëm mobilizon qindra njerëz, dhjetëra mjete dhe helikopterë për të mbrojtur jetën, banesat dhe natyrën. Çdo zjarr lë pas humbje për natyrën, komunitetin dhe brezat që vijnë. Mbrojtja e Shqipërisë nga zjarret fillon me përgjegjësinë e secilit prej nesh,” përfundoi ministri i Punëve të Brendshme.

apel krim lamallari qytetareve zjarrvenia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Në kërkim për pastrim parash/ Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj

19:20 / September 1, 2026

Ministri Hoxha takon Nënsekretaren e Shtetit Allison Hooker: Shqipëri-SHBA avancojnë interesat e përbashkëta

18:42 / September 1, 2026

Bashkia e Tiranës: Veliaj firmos nga paraburgimi listëpagesat dhe pranon tre dorëheqje

17:40 / September 1, 2026

Rregullorja e GJKKO për median, SafeJournalists kërkon pezullimin: Të rishikohet pas konsultimit me gazetarët

16:40 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.