Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Salianji sulmon bojkotin e PD-së: I shërben Ramës, Berisha po sillet si bashkëortak i qeverisë

14:46 / July 13, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1783941393 ervinsalianji
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka kritikuar vendimin e PD-së për të bojkotuar seancën plenare në Kuvend, duke e cilësuar atë si një favor ndaj kryeministrit Edi Rama.

Në një postim në rrjetet sociale, Salianji akuzoi Sali Berishën se po i vjen në ndihmë qeverisë, duke u sjellë, sipas tij, si “bashkëortak” i kryeministrit.

Salianji u shpreh se në kushtet kur qytetarët janë ngritur në protestë dhe janë bërë publike akuza për korrupsion, opozita duhej të ishte e pranishme në Parlament për të ngritur zërin ndaj qeverisë.

“Bojkoti i seancës parlamentare është shërbimi më i madh që mund t’i bëhet Edi Ramës. Në ditët më të zeza të kësaj qeverie, kur qytetarët janë në revoltë dhe aferat korruptive janë ekspozuar njëra pas tjetrës, Sali Berisha zgjedh edhe një herë t’i vijë në ndihmë Edi Ramës, duke u sjellë si bashkëortak dhe pjesë e bashkëqeverisjes”, shkroi Salianji.

Sipas tij, Kuvendi duhej të ishte kthyer në një arenë debati ku qeveria të përballej me kritikat e opozitës dhe shqetësimet e qytetarëve.

Ai deklaroi gjithashtu se interesi personal i Sali Berishës, sipas tij, po pengon Partinë Demokratike të përmbushë rolin opozitar dhe të përfaqësojë qytetarët.

“Prandaj kërkohet ndryshim. Gjithnjë e më shumë qytetarët kërkojnë largimin e dyshes bashkëqeverisëse Rama–Berisha. Ndryshimi do të vijë, sepse tashmë ortakeria e tyre politike është ekspozuar hapur para syve të shqiptarëve”, përfundoi Salianji.

PD Salianji sulmon
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.