Flamur Noka është rizgjedhur Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, duke siguruar një tjetër mandat katërvjeçar në postin e numrit dy të kësaj force politike.
Në garën për këtë post, Noka mori 184 vota, ndërsa rivali i tij, deputeti Saimir Korreshi, u mbështet nga 84 anëtarë të Këshillit Kombëtar.
Edhe gara për postet e tjera drejtuese prodhoi fituesit e rinj. Belind Këlliçi u zgjodh nënkryetar nga strukturat, pasi mposhti Luçiano Boçin me rezultatin 177 me 113 vota. Ndërkohë, Agron Gjekmarkaj dhe Gazment Bardhi do të vijojnë të mbajnë postet e nënkryetarëve të Partisë Demokratike.
Në sekretariatet e partisë u zgjodhën:
- Klevis Balliu, Sekretar Organizativ;
- Andi Mustafa, Sekretar për Burimet Njerëzore;
- Ylli Asllani, Sekretar për Pushtetin Vendor.
Fituesit e tjerë janë:
- Nikola Kedhi – Nënkryetar nga të rinjtë;
- Erisa Bajaziti – Nënkryetare nga Diaspora;
- Etion Kapedani – Sekretar për Dixhitalizimin;
- Gentian Kaprata – Sekretar për Urbanistikën dhe Territorin;
- Marash Logu – Sekretar për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore;
- Endira Bushati – Sekretare për Çështjen e Pronave;
- Viola Kapedani – Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun;
- Franc Nuri – Sekretar për të Drejtat e Njeriut;
- Eva Metaj – Sekretare për Organizatat Partnere;
- Shkëlqim Lepenica – Sekretar për të Përndjekurit Politikë;
- Fjoralba Dizdari – Sekretare për Integrimin Europian;
- Et’hem Aga – Sekretar për Diasporën;
- Erges Eskiu – Sekretar për Aksionin Qytetar.
Ndërkohë, pesë anëtarët më të votuar të Komisionit të Apelimit janë:
- Adriana Kalaja – 238 vota;
- Besart Logu – 163 vota;
- Shaqir Manjani – 143 vota;
- Suina Asllanaj – 112 vota;
- Gentian Koçi – 104 vota.
Me këtë votim, Partia Demokratike ka përmbyllur procesin e zgjedhjes së strukturave të reja drejtuese, të cilat do të kenë mandat katërvjeçar.
