Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

PD zgjedh drejtuesit e rinj, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Ja të gjithë fituesit

08:57 / July 16, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pd sd 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Flamur Noka është rizgjedhur Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, duke siguruar një tjetër mandat katërvjeçar në postin e numrit dy të kësaj force politike.

Në garën për këtë post, Noka mori 184 vota, ndërsa rivali i tij, deputeti Saimir Korreshi, u mbështet nga 84 anëtarë të Këshillit Kombëtar.

Edhe gara për postet e tjera drejtuese prodhoi fituesit e rinj. Belind Këlliçi u zgjodh nënkryetar nga strukturat, pasi mposhti Luçiano Boçin me rezultatin 177 me 113 vota. Ndërkohë, Agron Gjekmarkaj dhe Gazment Bardhi do të vijojnë të mbajnë postet e nënkryetarëve të Partisë Demokratike.

Në sekretariatet e partisë u zgjodhën:

  • Klevis Balliu, Sekretar Organizativ;
  • Andi Mustafa, Sekretar për Burimet Njerëzore;
  • Ylli Asllani, Sekretar për Pushtetin Vendor.

Fituesit e tjerë janë:

  • Nikola Kedhi – Nënkryetar nga të rinjtë;
  • Erisa Bajaziti – Nënkryetare nga Diaspora;
  • Etion Kapedani – Sekretar për Dixhitalizimin;
  • Gentian Kaprata – Sekretar për Urbanistikën dhe Territorin;
  • Marash Logu – Sekretar për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore;
  • Endira Bushati – Sekretare për Çështjen e Pronave;
  • Viola Kapedani – Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun;
  • Franc Nuri – Sekretar për të Drejtat e Njeriut;
  • Eva Metaj – Sekretare për Organizatat Partnere;
  • Shkëlqim Lepenica – Sekretar për të Përndjekurit Politikë;
  • Fjoralba Dizdari – Sekretare për Integrimin Europian;
  • Et’hem Aga – Sekretar për Diasporën;
  • Erges Eskiu – Sekretar për Aksionin Qytetar.

Ndërkohë, pesë anëtarët më të votuar të Komisionit të Apelimit janë:

  • Adriana Kalaja – 238 vota;
  • Besart Logu – 163 vota;
  • Shaqir Manjani – 143 vota;
  • Suina Asllanaj – 112 vota;
  • Gentian Koçi – 104 vota.

Me këtë votim, Partia Demokratike ka përmbyllur procesin e zgjedhjes së strukturave të reja drejtuese, të cilat do të kenë mandat katërvjeçar.

drejtues te rinj Flamur Noka PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bashkia e Shkodrës në flakë, godina s*lmohet me molotovë nga disa persona të maskuar

22:14 / October 16, 2026

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Avokati i Popullit: Në komisariate ka mbipopullim, kemi parë persona me shenja dhune

20:38 / October 16, 2026

Protesta/ Demo: 156 të lënduar, mes tyre 4 të mitur! Përdorimi i fëmijëve, përpjekje e maskuar e atyre që pushtetin duan ta marrin me dhunë

19:07 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.