Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kumbaro: “Smart City” do të rrisë sigurinë në shkolla, teknologjia do të ndihmojë në parandalimin e incidenteve

14:58 / July 16, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2026 07 16 at 2.02.40 PM
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Projekti kombëtar “Smart City” është prezantuar në prani të kryeministrit Edi Rama, ministres së Arsimit, Mirela Kumbaro, dhe ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari.

Gjatë prezantimit, ministrja Kumbaro theksoi se siguria në shkolla dhe krijimi i një mjedisi ku çdo fëmijë të ndihet i sigurt, i barabartë dhe i mbështetur për të mësuar e zhvilluar mbetet një nga prioritetet kryesore të Ministrisë së Arsimit.

Sipas saj, projekti “Smart City” synon të ndërtojë një sistem inteligjent sigurie që fokusohet te parandalimi i problematikave, duke krijuar mekanizma që identifikojnë dhe adresojnë situatat problematike përpara se ato të shndërrohen në incidente.

“Me projektin ‘Smart City’ po punojmë të ndërtojmë një sistem që kontrollon territorin për ta bërë më të sigurt dhe më të shëndetshëm, ku pamjet e përftuara prej këtyre kamerave të mos shërbejnë vetëm si element hetimi pasi ka ndodhur një incident, por mbi të gjitha si mekanizëm parandalimi”, deklaroi Kumbaro.

Ministrja bëri të ditur se sistemi arsimor mbështetet aktualisht në punën e 329 oficerëve të sigurisë dhe 1,183 psikologëve e punonjësve socialë, të cilët luajnë një rol të rëndësishëm në garantimin e mirëqenies së nxënësve.

Ajo theksoi se teknologjia nuk do të zëvendësojë profesionistët, por do të shërbejë si një mjet shtesë për t’i ndihmuar ata të ndërhyjnë më herët dhe të parandalojnë konfliktet.

“Jam e lumtur që projekte si ‘Smart City’ sjellin risinë dhe hedhin themele drejt ndërtimit të një përmase të re të sigurisë, e cila vepron përpara se të ndodhë problemi. Investimi ynë kryesor vazhdon të jetë te njerëzit. Teknologjia vjen për ta fuqizuar këtë rrjet mbështetës, jo për ta zëvendësuar atë. Ajo do t’i ndihmojë profesionistët të kenë informacionin e nevojshëm për të ndërhyrë më herët, për të parandaluar konfliktet dhe për ta kthyer komunikimin në mjetin më të fortë të edukimit”, u shpreh Kumbaro.

kumbaro siguria ne shkolla Smart City
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi miraton projektligjet për bujqësinë/Braçe del kundër mazhorancës, opozita bojkoton seancën

15:47 / July 16, 2026

Parandalohet tragjedia në Shkodër/ I plagosën vëllanë me thikë, 41-vjeçari tenton të hakmerret ndaj autorit, arrestohet nga policia

15:37 / July 16, 2026

Rritet interesi për kompensimin 10% të fermerëve/ Fermerët kërkojnë 1.85 milionë euro kompensim

15:16 / July 16, 2026

Rama: “Nuk e kam harruar Martin Canin”, Smart City: Do të mundësojë që parandalimi të ngrihet në një nivel tjetër

15:05 / July 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.