Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Mjeti lundrues me 11 emigrantë të paligjshëm rrezikoi mbytjen në brigjet e Vlorës, shpëtohen nga Policia Kufitare

10:28 / July 17, 20261 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Vlore1 770x428 770x428 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një operacion shpëtimi është zhvilluar në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje në brigjet e Vlorës, ku 11 emigrantë u nxorën të sigurt nga deti pasi mjeti lundrues me të cilin udhëtonin rrezikonte të fundosej.

Policia Kufitare bëri të ditur se mori njoftim për një mjet të vogël lundrues në vështirësi, rreth tetë milje larg grykëderdhjes së lumit Vjosë. Menjëherë drejt zonës u nisën dy mjete lundruese tip gomone të Policisë Kufitare, të cilat lokalizuan mjetin dhe realizuan shpëtimin e të gjithë personave që ndodheshin në bord.

Emigrantët u transportuan në tokë dhe aktualisht ndodhen në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, ku po kryhen procedurat përkatëse.

Sipas të dhënave paraprake, në grup ndodheshin:

  • 5 shtetas nga Bangladeshi;
  • 3 shtetas nga Pakistani;
  • 1 shtetas nga Haiti;
  • 1 shtetas nga Afganistani;
  • 1 shtetas nga Liberia.

Deri në këtë fazë të hetimeve nuk është përcaktuar ende destinacioni i tyre dhe as nëse synonin të kalonin drejt Italisë me mjetin e vogël lundrues. Kjo pritet të sqarohet pas marrjes në pyetje të emigrantëve dhe përfundimit të veprimeve hetimore nga autoritetet kompetente.

11 emigrante mjeti lundrues Vlore
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Malaj u përgjigjet magjistratëve: Kërkoni t’i rëndoni buxhetit të shtetit 40 mln euro në vit

19:20 / September 10, 2026

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Çërrilë të Mallakastrës/ Flakët po përhapen me shpejtësi, nis ndërhyrja nga ajri

18:41 / September 10, 2026

Fermeri shqiptar prodhon speca të kuq me helme, Kroacia gropos 14.7 tonë

17:58 / September 10, 2026

Monitoruesi i klimës i BE-së: Gushti, muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!

17:39 / September 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.