Opozita vijon sot protestën e radhës, e cila do të nisë sërish tek kryeministria. Ndërkaq policia ka nisur të marrë masat duke vendosur tashmë perimetrin e sigurisë me gardh metalik, tek Ministria e Brendshme dhe Kuvendi.
Ndërkohë mësohet se do të angazhohen rreth 1500 forca policie për mbarëvajtjen e protestës, ndërsa janë vendosur kamera me rezolucion të lartë për të pasur në monitorim këdo që kryen akte dhune.



