Gjykata e Tiranës ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të 34-vjeçares Dorina Sejdini, e cila ishte dërguar në burg së bashku me foshnjën e saj.
Vendimi u mor nga gjykata pas shqyrtimit të çështjes, duke i dhënë fund qëndrimit të saj në paraburgim. Dorina Sejdini ishte bërë objekt i reagimeve publike pasi u transferua në institucionin e vuajtjes së dënimit së bashku me foshnjën.
