Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Vëllai i viktimës në Roskovec: E kishte paralajmëruar krimin, i kërcënonte se do t’i vriste të gjithë

11:30 / July 24, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2026 07 24 at 10.51.33 AM
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një ngjarje e rëndë me një viktimë dhe një të plagosur ka tronditur mëngjesin e kësaj të premteje fshatin Vidhisht, në Roskovec.

Sipas të dhënave paraprake, një 35-vjeçar dyshohet se ka vrarë me armë gjahu ish-vjehrrin e tij, 58 vjeç, ndërsa ka plagosur ish-vjehrrën, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Pas ngjarjes, autori i dyshuar është larguar nga vendi i krimit me automjet, duke marrë me vete ish-bashkëshorten, ndërsa dyshohet se e ka marrë peng. Ai është larguar edhe me armën e gjahut që dyshohet se u përdor në krim.

Ndërkohë, vëllai i viktimës ka rrëfyer se autori kishte kohë që kërcënonte familjen dhe se krimi, sipas tij, ishte i paralajmëruar.

“Dëgjuam një zhurmë, që bërtisnin brenda. Ai thoshte: ‘Hajdeni se do t’ju vras të gjithëve.’ Pastaj njoftuam policinë dhe ajo erdhi. Ai ishte i armatosur. Doli nga mbrapa shtëpisë, nga dritarja. Kishte lënë makinën. Mori edhe vajzën dhe iku.

Është arrestuar tri herë dhe më pas ka dalë. Vajti në Tiranë për armë, e futën brenda dhe e nxorën pas një muaji. Këtu ishte në arrest shtëpie, sepse kërcënonte. I thoshte vajzës: ‘Ti nuk e bën jetën pa mua. Unë do t’ju vras të gjithëve.’ Vrasja ishte e paramenduar. Kur vajta brenda, i gjeta të dy të shtrirë”, u shpreh ai.

Policia vijon kërkimet për kapjen e autorit të dyshuar, ndërsa hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Kercenim roskovec viktime Vrasje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në aksin Fushë-Krujë–Thumanë, makina përplas për vdekje 65-vjeçarin

16:19 / November 14, 2026

Meta kundërshton disa prova të SPAK – Kërkesë në GJKKO: Të mos administrohen disa dokumenta

20:58 / November 13, 2026

Falsifikonin dokumente europiane për t’i shitur, pranga dy të rinjve në Tiranë! Sekuestrohen shuma parash

12:02 / November 11, 2026

Rinas/ Kontrolle në kufi, arrestohen dy persona në kërkim

11:05 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.