Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet 26-vjeçari nga Kavaja/ Pritet ekstradimi drejt Italisë

13:39 / July 25, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1784979267 arrestim
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

jë 26-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pas një operacioni mes policisë së Durrësit dhe Kavajës. 

I riu ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma pasi Gjykata e Breshias, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”

Për këtë vepër penale parashikohet dënim maksimal deri në 24 vjet burgim.

Pritet ekstradimi i 26-vjeçarit drejt vendit fqinj.

“Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga shërbimet operacionale të Sektorit për Kërkimin (FAST Albania), në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, është finalizuar një tjetër fazë e operacionit policor të koduar “Fast”.

Si rezultat i këtij operacioni, specialistët e Sektorit për Kërkimin (FAST Albania), në bashkëpunim me strukturat operacionale të DVP Durrës dhe të Komisariatit të Policisë Kavajë, lokalizuan në Kavajë dhe arrestuan provizorisht, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, shtetasin:

S. B., 26 vjeç, banues në Kavajë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Breshias, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, të parashikuar nga Kodi Penal i Italisë. Për këtë vepër penale parashikohet dënim maksimal deri në 24 vjet burgim.

Nga hetimet rezulton se 26-vjeçari, si pjesëtar i një organizate kriminale të përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë, por edhe nga disa shtetas italianë, në bashkëpunim me anëtarët e tjerë të kësaj organizate, ka trafikuar lëndë narkotike, me qëllim shpërndarjen e saj në disa zona të Italisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e 26-vjeçarit drejt Italisë”, njoftoi sot policia.

kerkim nderkombetar trafik droge
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ariu i merr jetën 53-vjeçarit në Bulqizë, viktima u sulmua në mal

22:00 / November 3, 2026

Detajet e udhërrëfyesit të Komisionit Europian për Shqipërinë, që e shpall nesër Marta Kos

21:36 / November 3, 2026

Plagoset me armën e shërbimit një efektiv në Bazën Ajrore të Kuçovës

19:56 / November 3, 2026

Protestat, Rama u “ridërgon” protestuesve ftesën nga Brukseli: Ejani të flasim, s’është populli te protestat e dhunshme

19:17 / November 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.