Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shehaj mori marrëveshjen konfidenciale me SHBA-në, Sekretariati i Etikës shqyrton sot kërkesën e PS për përjashtimin e tij me 60 ditë; mazhoranca kërkon edhe referimin në SPAK

10:13 / July 28, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 1785221542x1785144171 agronshehaj 246
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partia Socialiste kërkoi dje përjashtimin me 60 ditë nga Kuvendi për Agron Shehajn, pasi vodhi marrëveshjen konfidenciale me SHBA dhe iku me vrap. Përveç përjashtimit, PS kërkon edhe referimin e çështjes në SPAK. Vendimi për kërkesën e mazhorancës do të merret sot në mbledhjen e Sekretariatit të Etikës, që pritet të nisë në orën 09:30.

Në kërkesën për përjashtimin e Shehajt, PS thotë se “Këshilltarja e ndoqi deputetin dhe në përpjekje për ta ndaluar dhe ta rimarrë dokumentin, u rrëzua nga shkallët dhe pësoi lëndime të rënda, siç vërtetohet dhe nga pamjet video bashkangjitur kësaj kërkese.”

PS thotë se Shehaj ka kryer përvetësim të informacionit të klasifikuar dhe ka cenuar sigurinë kombëtare.

Ata kërkojnë referimin në SPAK duke thënë se Shehaj ka kryer veprat penale si më poshtë:

(i) përvetësimi ose marrja e paligjshme e informacionit të klasifikuar, duke qenë se dokumenti përmban informacion që mbrohet me ligj;

(ii)vjedhja ose forma të tjera të përvetësimit të paligjshëm, për shkak të mënyrës së marrjes;

(iii)  grabitja sepse dokumenti është marrë me përdorim force ose kërcënimi ndaj personit që e mbante;

(iv) pengimi i detyrës së funksionarit publik sepse forca është ushtruar ndaj një punonjësi publik gjatë ushtrimit të detyrës;

(v) dokumenti lidhet me sekretin shtetëror dhe në këtë rast mund të verifikohen edhe dispozita të posaçme për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar, të cilat parashikojnë vepra më të rënda penale, sidomos kur veprimi cënon sigurinë kombëtare dhe personi i dyshuar mund të ketë synuar dorëzimin e këtij materiali aktorëve të tjerë, të paidentifikuar nga ne, por që duhet të hetohen nga prokurorët.

PS sekretariati i etikes shehaj spak
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Qeveria kufizon zhurmat në zonat bregdetare, miratohen nivele të reja decibelësh për sezonin turistik

13:03 / July 28, 2026

Raporti i DASH: Shqipëria objektiv i sulmeve kibernetike nga Irani dhe Rusia, vlerësohen edhe protestat e fundit

12:33 / July 28, 2026

Sekretariati i Etikës përjashton Agron Shehajn me 60 ditë, pritet kallëzim në Prokurori

11:55 / July 28, 2026

Ambasada shqiptare detyron BBC të ndryshojë titullin e artikullit: Stigmatizonte shqiptarët si komunitet

11:29 / July 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.