Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Ministrja Sala: Heqim kufizimin e moshës për Check-Up, vjen linja e këshillimit dhe shërbimi i parë i Geriatrisë për të moshuarit

12:09 / July 28, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
images
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka propozuar zgjerimin e programit kombëtar të Check-Up, duke hequr kufizimin e sipërm të moshës për kontrollin bazë shëndetësor falas. Nëse miratohet nga Këshilli i Ministrave, duke nisur nga muaji shtator, shërbimi do të jetë i aksesueshëm për të gjithë qytetarët mbi 35 vjeç.

Nisma u prezantua nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, gjatë një takimi me të moshuarit në Qendrën Sociale Ditore në Pogradec.

“Kemi propozuar pranë Këshillit të Ministrave heqjen e kufizimit të sipërm të moshës për kryerjen e Check-Up falas. Deri më sot, shërbimi ofrohej për grupmoshën 35-70 vjeç. Çdo qytetar mbi 35 vjeç, pavarësisht moshës, do të mund ta kryejë Check-Up falas. Kjo do të thotë se edhe qytetarët 70, 80 apo 90 vjeç do të kenë të njëjtën mundësi për të kryer kontrollet parandaluese, sepse kujdesi për shëndetin nuk ka kufi moshe”, deklaroi ministrja.

Sala bëri të ditur gjithashtu se po punohet për ngritjen, për herë të parë, të shërbimit të Geriatrisë në Shqipëri, i cili fillimisht do të ofrohet në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, për t’u shtrirë më pas edhe në rajone të tjera të vendit.

Gjatë takimit, ministrja njoftoi edhe nisjen e kontrolleve administrative në spitalet e vendit për të garantuar respektimin e orarit të punës nga personeli shëndetësor.

Një tjetër risi është krijimi i Linjës së parë të Këshillimit për të Moshuarit, një shërbim falas për informim, orientim dhe mbështetje në aksesin ndaj shërbimeve shëndetësore, sociale dhe publike.

“Për herë të parë po krijojmë një linjë të dedikuar këshillimi për të moshuarit, ku ata do të mund të marrin informacion, orientim dhe mbështetje për çdo shërbim shëndetësor, apo social për të cilin kanë nevojë. Synimi ynë është që asnjë i moshuar të mos mbetet pa informacion dhe pa akses në shërbimet publike”, u shpreh ministrja.

Linja e Këshillimit për të Moshuarit do të jetë e aksesueshme falas në numrin 08004042.

check Ministrja Sala moshuarit sherbime up
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ulen temperaturat në Shqipëri, dëbora e parë zbardh Kukësin dhe bjeshkët e Gjalicës

10:32 / October 28, 2026

Subvencionimi i qirasë mujore nga shteti, zv. ministri Musabelliu/ Si do funksionojë skema dhe kush përfiton

11:06 / October 26, 2026

Ora verore apo dimërore? Studiuesit zbulojnë cila është më e mirë për shëndetin

14:04 / October 24, 2026

Kylie Jenner zbulon sekretin e lëkurës së përsosur, produkti kundër plakjes që po bën namin kushton vetëm 17 dollarë

20:58 / October 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.