Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Ministri i Financave prezanton rezultatet për gjashtëmujorin e parë të vitit 2026: Rritje ekonomike dhe paga më të larta

13:08 / July 28, 20264 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1785232645 ministrimalaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Financave Petrit Malaj deklaroi se ekonomia shqiptare ka vijuar trajektoren e rritjes dhe konsolidimit gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026.

Ai bëri të ditur se Shqipëria shënoi një rritje ekonomike prej 3.7% në tremujorin e parë, më të lartë se mesatarja e Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian.

Sipas Malajt, parashikimi është që ekonomia të rritet me 4% deri në fund të vitit, ndërsa PBB-ja pritet të arrijë në 29 miliardë euro gjatë vitit 2026 dhe 35 miliardë euro deri në fund të mandatit.

“Dua të ndaj me ju rezultatet e gjashtëmujorit të parë të këtij viti. Ky gjashtëmujor konfirmon se ecuria e ekonomisë shqiptare vijoji të ecë në një trajektore të qëndrueshme rritjeje ekonomike dhe konsolidimi. Të dhënat paraprake tregojnë për një rritje të ndjeshme të të ardhurave, kemi një rritje të shpenzimeve publike, kemi përmirësim sa i përket formalizmit të ekonomisë dhe vazhdimit të trendit pozitiv sa i takon punësimit.

Shqipëria gjatë tremujorit të parë të 2026, ka shënuar një rritje prej 3.7 % më e larta sesa mesatarja e Ballkanit Perëndimor , por dhe e BE-së. Kemi një rritje ekonomike, e cila në fakt, sipas parashikimeve të financave do ketë deri në fund të vitit një rritje prej 4%, ku padyshim sektorët me kontributin më të madh janë sektori i shërbimeve dhe sektori i investimeve, qofshin këto private apo publike. Parashikimi ynë është që deri në vitin 2026, PPB-ja të arrijë në 29 miliardë euro, dhe pritshmëritë tona deri në fund të mandatit të shkojë në 35 miliardë euro“, tha ai.

Ministri i Financave deklaroi se të ardhurat totale të buxhetit gjatë periudhës janar-qershor 2026 arritën në 410 miliardë lekë.

Sipas tij, realizimi ishte 105% e planit të periudhës, ose 44.5 miliardë lekë më shumë në terma monetarë, krahasur me të njëjtën peridhë të vitit 2025.

“Për sa i përket ecurisë së buxhetit, të ardhurat totale të realizuara gjatë periudhës janar-qershor 2026, arritën në masën 410 miliardë lekë, me realizmin 105 % të planit të periudhës ose e përkthyer ndryshe në terma monetarë, 44.5 miliardë lekë më shumë“, theksoi Malaj.

 Gjatë konferencë me mediat, Malaj u pyet edhe për çmimet e reja të referencave mbi pronat në bashkitë e vendit.

Ai tha se është ngritur një grup ndërinstitucional për këtë proces, por nuk dha afate se kur mund të bëhen publike çmimet e reja të referencave.

“Duke qenë se është një grup pune ndërinstitucional dhe vetë kompleksiteti i punës është i tillë që kërkon kohë unë nuk mund t’u jap një datë se kur mund të ndodhë kjo ekzaktësisht, por një gjë është e sigurt që ne do ta përmbyllim këtë proces dhe duam ta përmbyllim këtë proces në mënyrën më korrekte të mundshme, në mënyrë që mos të ketë kontestime si në nivel vendor ashtu edhe në nivel qendror sa i takon çmimeve të reja, që do përcaktohen në të gjithë territorin e Shqipërisë”, tha ai.

Ministri ndau edhe të dhëna mbi tregun e punës, duke bërë të ditur se paga mesatare në sektorin publik ka arritur në 1,094 euro, ndërsa në sektorin privat në 871 euro.

Sipas tij, masat për formalizimin e punësimit kanë ndikuar në rritjen e pagave të deklaruara, ndërsa numri i punonjësve që përfitojnë paga nga 70 mijë deri në 100 mijë lekë është rritur me 14.6% krahasuar me qershorin e vitit 2025.

“Në lidhje me inflacionin për gjatë këtij 6 mujori Shqipëria renditet si vendi me normën e inflacionit më të ulët në Ballkanin Perëndimor. Inflacioni mesatar për gjatë këtij 6 mujori është në masën 2.7%. Paga mesatare në sektorin publik ka arritur në masën 1094 euro ndërkohë që paga mesatare në privat është 871 euro. Fal masave të marra për formalizimin e punësimit në sektorin e ekonomisë vihet re një rritje të numrit të punonjësve të cilët kanë pësuar rritje pagash. Kemi rritje të numrit të punonjësve që përfitojnë paga nga 70-100 mijë lek dhe kjo rritje është me 14.6% krahasuar me qershorin e vitit 2025”, tha ai.

6 mujori i pare ministri i Financave prezanton Rezultatet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Avokatët e Erion Veliajt 5 orë në burgun e Durrësit, përgatitet padia në Strasburg: Po përgatitet dosja, vendimin për Ols Dadon do ta apelojmë

14:46 / July 28, 2026

Qeveria kufizon zhurmat në zonat bregdetare, miratohen nivele të reja decibelësh për sezonin turistik

13:03 / July 28, 2026

Administrata Tatimore dhe Doganore kanë falur deri më tani 416 mln euro detyrime e gjoba të bizneseve 

12:56 / July 28, 2026

Raporti i DASH: Shqipëria objektiv i sulmeve kibernetike nga Irani dhe Rusia, vlerësohen edhe protestat e fundit

12:33 / July 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.