Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Avokatët e Erion Veliajt 5 orë në burgun e Durrësit, përgatitet padia në Strasburg: Po përgatitet dosja, vendimin për Ols Dadon do ta apelojmë

14:46 / July 28, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
MixCollage 28 Jul 2026 02 32 PM 2878
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pesë orë ka zgjatur takimi i ekipit të avokatëve të Erion Veliajt në IEVP Durrës, në kuadër të përgatitjes së padisë që mbrojtja e kryebashkiakut të Tiranës synon të depozitojë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.

Dy avokatë nga një studio ligjore britanike, së bashku me avokatin Plarent Ndreca, zhvilluan takimin me Veliajn në ambientet e paraburgimit. Sipas mbrojtjes, në dosjen që do të dërgohet në Strasburg do të përfshihen pretendimet për shkelje ligjore lidhur me masën e sigurisë dhe vijimin e qëndrimit të tij në paraburgim.

Përgatitja e padisë do të bëhet edhe në bashkëpunim me një studio ligjore amerikane, e cila është angazhuar më herët për çështjen e Veliajt, por sipas avokatëve, përfaqësuesit amerikanë ende nuk janë lejuar nga SPAK që të takojnë kryebashkiakun.

Avokatët deklaruan se takimet me Veliajn do të vijojnë edhe ditën e nesërme, ndërsa për mediat folën Benjamin Brandon dhe Plarent Ndreca.

Avokati Benjamin Brandon u shpreh se ky ishte takimi i parë me Veliajn pas më shumë se 18 muajsh qëndrimi në paraburgim dhe se diskutimi kryesor ishte aplikimi që do të paraqitet në Gjykatën e Strasburgut.

“Jemi këtu për të takuar Erionin, i cili, siç e dini, ndodhet në paraburgim prej më shumë se 18 muajsh. Ne e kemi përfaqësuar Erionin gjatë gjithë kësaj kohe, por kjo është hera e parë që na është lejuar ta vizitojmë, pavarësisht kërkesave të përsëritura që kemi bërë. Megjithatë, jemi shumë mirënjohës ndaj autoriteteve që më në fund na lejuan të takonim klientin tonë në paraburgim dhe sot zhvilluam një takim shumë produktiv. Gjatë takimit të sotëm diskutuam aplikimin që synojmë të paraqesim në Gjykatën e Strasburgut, pra në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, në emër të tij, për t’u ankuar lidhur me ndalimin dhe vazhdimin e mbajtjes së tij në paraburgim. Shpresojmë që vendimet që do të merren nga gjykatat shqiptare të përshpejtohen dhe procedurat të ecin sa më shpejt, në mënyrë që ai të lirohet dhe të mund të vazhdojë jetën e tij të përditshme, jetën familjare, si edhe ushtrimin e funksionit të tij si kryetar i Bashkisë së Tiranës, i zgjedhur në mënyrë demokratike”, tha Brandon.

Ndërsa avokati Plarent Ndreca deklaroi se takimi u fokusua kryesisht te çështja e masës së sigurisë dhe procedurat që do të ndiqen në Strasburg.

“Kolegët nga Anglia kanë ardhur për herë të parë të diskutojnë me Erionin pas tetë muajsh, pas shumë kërkesash. Ekipi amerikan ende nuk është lejuar të vijë për të vizituar Erionin. Biseda e sotme ishte më së shumti në lidhje me aplikimin që do të bëjmë për çështjen e masës së sigurisë në Gjykatën e Strasburgut. Korrëm një fitore në Gjykatën Kushtetuese, megjithatë jo të gjitha pikat janë pranuar dhe për këto ne do të shkojmë në Strasburg. Për emërimin e z.Dado ne do ta apelojmë vendimin e Shkallës së Parë”, u shpreh Ndreca.

Mbrojtja e Veliajt pritet të vijojë mbledhjen e dokumentacionit dhe përgatitjen e kërkesës që do t’i drejtohet Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

avokatet Erion Veliaj padia strasburg
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pagat, Rama reagon sërish: Historia e botës s’e ka parë që gjykatësit të thonë do t’i marrim paratë vetë nga thesari i shtetit se janë tonat

13:23 / September 14, 2026

Trump paralajmëron fundin e luftës në Iran: Mund të ndodhë rreth zgjedhjeve amerikane

13:06 / September 14, 2026

PDK dërgon në Kushtetuese konstituimin e Kuvendit, paralajmëron edhe kërkesë për Qeverinë Kurti 4

12:36 / September 14, 2026

Roskovec/ Theu urdhrin e mbrojtjes dhe shkoi në banesën e ish-partneres, 59-vjeçari plagos me drapër ish-vjehrrin

12:32 / September 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.