Kreu i Prokurorisë së Posaçme Anti Korrupsion (SPAK), Klodian Braho gjatë një takimi me gazetarët është pyetur dhe për kallëzimet të bërë nga aktivistet, por edhe nga opozita pas zbulimit të librit “rozë” të Edi Ramës, “The Albanian Files”, në të cilin ishin listuar projektet që janë ndërtuar dhe që do ndërtohen në Shqipëri.
Braho tha se për çështje e “The Albanian Files” janë depozituar dy materiale kallëzuese të cilët janë në fazë verifikimi nëse ka prova dhe evidentohen shkeljet ligjore.
“Janë depozituar dy materiale kallëzuese. Aktualisht ndodhen në fazën e verifikimit, ndaj nuk kam komente për to. Do të sqarohet çdo pretendim dhe çdo fakt që i vihet në dispozicion Prokurorisë. Kur ekzistojnë shkaqe ligjore, fillon hetimi; kur ato mungojnë, hetimi nuk fillon”.
