Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Reforma territoriale, Tirana News siguron draftin e PS-së. Shkrihen 15 bashki, mbeten 12 qarqe! Qyteti nivel i ri qeverisës, Rinasi i shtohet Tiranës

15:35 / July 30, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
6a6b427d5f10dharta 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partia Socialiste e ka gati draftin për reformën e re territoriale dhe e ka depozituar tashmë në Kuvend. Sipas draftit të cilin Tirana News e disponon, socialistët propozojnë që  Shqipëria të ruajë ndarjen me 12 qarqe, por numri i bashkive ulet nga 61 në 46 bashki. Në total shkrihen 15 bashki me 225 mijë banorë, të cilat bashkohen me 13 bashki të tjera ekzistuese. Pra, 28 bashki aktuale konsolidohen në 13 bashki më të mëdha, ndërsa 33 bashki të tjera mbeten të pandryshuara, mes tyre edhe 3 bashkitë minoritare Pusteci, Finiqi dhe Dropulli.

Risi e propozimit të PS është edhe krijimi i një niveli të ri ndarje territoriale, “Qyteti”, i cili do të ketë status të veçantë ligjor dhe do të përbëhet nga njësitë administrative e fshatrat dhe me një nënkryetar përgjegjës për koordinimin administrativ. Në total, vendi do të organizohet në 12 qarqe, 46 bashki, 71 qytete dhe 387 njësi administrative.

“Bashkia si njësia bazë e qeverisjes vendore përbëhet nga qytetet. Qytetet kanë status të veçantë ligjor që rregullohet me ligjin për organizimin dhe funksionimin e pushtetit vendor dhe përbëhen nga njësitë administrative dhe/ose fshatrat. Organizimi dhe përfaqësimi i bashkisë mbështeten në parimin e përfaqësimit proporcional të qyteteve përbërëse, në përpjesëtim me popullsinë e tyre”, thuhet në propozim.

1785415080 WhatsAppImage20260730at14.35.51
6a6b433ad8788WhatsApp Image 2026 07 30 at 14.22.03 1
6a6b427d5f10dharta

15 bashki draftin qyteti reforma territoriale
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Në funksion të kthesës së mandatit të katërt”- Rama prezanton dokumentin “Besa”: Pesë vende patën të njëjtën sëmundje me patronazhistët, gur i varrezës politike

17:58 / July 30, 2026

PS reagon pas debatit për hartën e re territoriale, mohon zhdukjen e 15 bashkive! Ja sqarimi zyrtar

17:34 / July 30, 2026

“Me ligj e jo vetëm me zakon”, Rama: Miratohet leja e parë e “Paketës së Maleve” për një familje në Theth

16:46 / July 30, 2026

10 vjet Reforma e Drejtësisë, 6 pyetje nga një përvojë personale

16:24 / July 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.